Fëmija ka lindur përmes fertilizimit In Vitro, si t’ja shpjegojmë kur të na pyesë?

Autorja Tess Kossow ka gjetur një mënyrë për të treguar historinë e konceptimit të fekondimit in vitro të djalit të saj. Ajo po lejon prindërit e tjerë që iu drejtuan kësaj teknologjie të përdorin fjalët e saj.




0 0

“Nga vijnë bebet?” është një pyetje që mund të ngjallë frikë në mendjet e prindërve kudo. Por autorja Tess Kossow ka gjetur një mënyrë për të treguar historinë e konceptimit të fekondimit in vitro të djalit të saj. Ajo po lejon prindërit e tjerë që iu drejtuan kësaj teknologjie të përdorin fjalët e saj.

Kossow e di shumë mirë se sa i ndërlikuar është procesi IVF. Nëna kërkoi trajtime pasi kishte tentuar një vit në përpjekje për të ngelur shtatzanë. Ajo dhe bashkëshorti i saj filluan procesin me dy embrione të vlefshme – dhe pas implamtimit të embrionit të parë, ajo më vonë pësoi një abort. Embrioni i dytë u bë djali i Kossow, Ferris, i cili lindi në prill të 2018.

Është kaq e rëndësishme për të normalizuar procesin e IVF, dhe Kossow po e bën këtë shumë normale, ajo po u tregon prindërve që kanë zgjedhur trajtime IVF dhe fëmijëve të tyre që historitë e tyre ia vlen të tregohen. Kossow e ka shkruar historinë e IVF në formën e një libri për fëmijë.

“Doja të gjeja diçka që do të tingëllonte e përshtatshme në gjuhën e fëmijëve të vegjël dhe të kapërceja frikën e IVF,” i thotë Kossow njerëzve. “Është një libër ritmik. Fotografitë flasin sa një mijë fjalë. Unë mendova se do ta bëja këtë përmes një fëmije duke treguar historinë, në vend që mamaja ose babai ta tregonin ngjarjen.”

Ajo gjithashtu është e përkushtuar të dërgojë një mesazh të rëndësishëm për abortet tek gratë që i kanë vuajtur ato.

“Nuk është faji yt. Nuk ka asgjë që mund të kishe bërë,” thotë ajo. “Unë kam kuptuar nga përvoja ime e parë se sa është në thellësi prek ndjenja e të qenit shtatzanë. Dhe sa e mrekullueshme mund të jetë të mbash dhe të lindësh një fëmijë, si dhe të kesh një fëmijë të shëndetshëm.”

Kjo është kaq e rëndësishme sepse familjet bëhen bashkë në mënyra të ndryshme, dhe të gjitha këto mënyra janë të zbatueshme dhe ia vlen të kuptohen. Dhe për më tepër e duartrokasim këtë nënë për ndërmarrjen e këtij hapi.

Lexo edhe: Mbush 41 vjeç personi i parë i lindur me metodën in vitro/ FOTO






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X