Femija juaj uleret per cdo gje, mos u dorezoni

0 0

Skena të tilla besojmë se i takon çdo prindi t’i përjetojë. Mund të ndodhë që ndërsa jeni duke bërë pazarin me fëmijën tuaj që deri në atë moment femija po qëndron i qetë pranë jush, të thyhet heshtja me pyetjen “Mami do të ma blesh këtë”? Pasi mund t’i keni thënë disa herë jo në mënyrë të edukuar mund të fillojnë kundërshtimet nga ana e fëmijës, kapriçio, bërtitje, të qara dhe ndonjëherë edhe grushta dhe shkelma. Dhe ndërsa ju provoni të mos dorëzoheni, njerëzit pranë jush ju shikojnë në mënyrë të tillë sikur të jeni ju fajtore dhe shpesh edhe të komentojnë diçka nëpër dhëmbë.
Krizat e kapriçiove të fëmijës mund të ndodhin në çdo moment dhe në çdo vend, në rrugë, në shtëpi, në restorant, në parkun e lojërave, në supermarket etj dhe historia është gjithmonë e njëjta, fëmija ulëret me sa mundet dhe prindi i vënë në siklet mundohet ta qetësojë me çdo mënyrë. Fëmija e kupton shumë mirë se duke e nervozuar sa më shumë nënën dhe babain do të ketë mundësi të marrë atë që do!
Në të vërtetë fëmijët, me këtë sjellje kapricioze duket sikur kërkojnë vendosjen e disa rregullave dhe limiteve të cilat vetëm një person i rritur mund t’i bëjë.
Si duhet të sillemi?
Shpesh mund të hasim prindër me një sjellje tepër të shkujdesur ndaj fëmijëve të tyre, ashtu sic mund të hasim edhe prindër me një sjellje shumë të ashpër dhe kërkuese. Me këtë duam t’ju kujtojmë se asnjë sjellje ekstreme nuk ndikon pozitivisht në rritjen dhe zhvillimin e mirë të fëmijës. Nëse e lemë fëmijën të lirë duke menduar se ai ka nevojë të ndihet i pavarur mund të rrezikojmë t’i transmetojmë fëmijës një sinjal indiference. Prindërit duhet të dinë se nuk mjafton vetëm dashuria për të edukuar fëmijën.
10 rregullat që duhet të zbatoni për të mos u dorëzuar:
1- I bëni fëmijës të qartë dhe me zë të vendosur rregullat tuaja. Ai duhet të dijë çfarë i lejohet të bëjë dhe cfarë jo!
2- Tregohuni të qëndrueshëm në atë cfarë kërkoni nga fëmija juaj. Ai nuk duhet ta kuptojë kurrë se në një moment të caktuar ndiheni të dobët.
3- Mos e ndryshoni asnjëherë sjelljen tuaj në varësi të situatës, pasi rrezikoni të humbni jo vetëm “betejën” por të gjithë “luftën”.
4- Mos i lini të kuptojë se të qarat dhe të bërtiturat ju vënë në siklet ndërsa jeni në publik, pasi fëmija do ta shfrytëzojë këtë “dobësi” për të marrë atë çfarë do. Më mirë e injoroni zhurmën që ai është duke bërë duke vazhduar t’i flisni me qetësi. Nëse do të ndiheni në siklet nga shikimet e njerëzve përreth do të ishte më mirë t’i shpjegonit se është thjesht një kapriçio e tij dhe jo të përpiqeni ta bindi me shumë fjalë.
5- Mundohuni të respektoni sa më shumë të jetë e mundur oraret e fëmijës, veçanërisht ato të gjumit dhe ushqimit. Në këtë mënyrë ai do të jetë më i qetë dhe më pak i irrituar.
6- Nëse fëmija në moshën 1-vjeçare ka dëshirë të hajë bashkë me pjesëtarët e tjerë të familjes ju duhet t’ja lejoni. Sigurisht që ai nuk do të hajë të njëjtat gjëra me ju por duke parë mënyrën si hanë dhe sillen të rriturit do të mësojë si të qëndrojë në tavolinë. Pra nëse fëmija juaj bën kapriçio për të ngrënë me ju duhet t’i bëni një vend në tavolinë.
7- Në momentin që fëmija fillon të bërtasë duhet që të gjithë personat (gjyshërit, dadoja etj) të mbajnë të njëjtin qëndrim. Mos i thoni asnjëherë një fëmije mashkull se djemtë nuk duhet të qajnë.
8- Mos e detyroni të shkojë në shtrat shumë herët dhe nëse në dhomë ka shumë ndriçim. Më mirë ta dërgoni në krevat në momentin që i vjen gjumi, pasi do ta ketë më të lehtë të flejë.
9- Mos i vendosni rregulla për cdo gjë, por vetëm për gjërat kryesore. Mund ta lejoni të bëjë dicka që është jashtë rregullave tuaja por asnjëherë në momentin që është duke bërtitur.
10- Mos reagoni asnjëherë me inat, fëmija duhet të kuptojë që jeni të qetë dhe të palëkundur. Kjo do të jetë “arma” juaj.
Strategjia e 1 minutës
Kjo strategji është studiuar nga një grup psikologësh amerikanë. Kjo metodë ka në thelb “bërtitjen e 1 minute” e cila duhet të jetë e shkurtër dhe e qartë në mënyrë që fëmija ta kuptojë gabimin që ka bërë. Një mënyrë e tillë do ta bënte fëmijën të kuptonte rëndësinë e asaj që ka bërë dhe në të njëjtën kohë të kuptonte edhe dashurinë tuaj. Largohuni bashkë me fëmijën nga vendi që ka bërë gabimin apo që ka shrehur kapriçiot. Merreni fëmijën në krahë dhe gjatë 30 sekondave të para i shprehni shetësimin tuaj për atë që ka bërë duke e shprehur edhe me ndjenja, mënyrë e cila do t’ju ndihmojë të fshihni edhe tensionin që mund të ndjeni. Gjatë 30 sekondave të tjera i shpjegoni arsyen pse po i bërtisni duke i shpjeguar cilin rregull ka shkelur. Kur fëmija të reagojë ndryshoni tonin e zërit duke i thënë se gjithsesi e doni shumë dhe se e dini që do të sillet mirë. Kjo duhet bërë me zë të vendosur dhe në fund e përqafoni.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Shembujt e ndëshkimeve negative që...

Shkencëtarët e sjelljes përdorin termin "dënim" për të përshkruar veprimet që ulin gjasat që një sjellje specifike të përsëritet. Dhe në atë disiplinë akademike, fjala "negativ" tregon largimin. Pra, nga...

A ka TikTok përmbajtje seksuale...

Mijëra vajza të reja po postojnë përmbajtje seksuale në TikTok për një audiencë prej miliona ndjekësish, duke i lënë ato në mëshirën e “grabitqarëve”në internet. Ka shqetësime në rritje për...

Tri arsye përse notat nuk...

Sistemi arsimor është ndër më të diskutuarit dhe që ka ngjallur shumë pakënaqësi, jo vetëm në vendin tonë, por kudo. Megjithatë, disa koncepte, si për shembull ai i notave, janë...

Barbie thyen klishetë, sjell sirenën...

Nga thellësitë e oqeaneve vjen një lodër e re e gatshme për të zgjeruar konceptin e gjithëpërfshirjes dhe diversitetit: është Ken 'merman', versioni mashkullor i sirenës Barbie. Mattel ka njoftuar...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X