Gjumi i fëmijës, një cështje për të cilën nënat mund të flasin me orë të tëra. Por si ta përballojmë në mënyrën e duhur gjumin e lehtë të fëmijës tonë:
- Fëmija nuk e bën dot dallimin midis ditës dhe natës: të paktën gjatë muajve të parë kështu ndodh. Ju duhet të mundoheni ta bëni atë ta kuptojë. Nëse fëmija juaj zgjohet çdo 2-3 orë për të pirë nuk duhet të mendoni se e ka gjumin e lehtë, në të vërtetë kështu janë ritmet e një të porsalinduri.
- Mos veproni në mënyrë direkte: mund të ndodhë që fëmija nga një gjumë i qetë të fillojë të lëvizë. Ju nuk duhet të veproni në mënyrë direkte sepse ndonjëherë jeni ju që e zgjoni.
- E mbështillini me çarçaf: për disa fëmijë kjo metodë e vjetër funksionon për mrekulli. E mbështillni fëmijën me nje çarçaf të hollë, dhe nëse është vapë vëzhgoni reagimin e fëmijës. Nëse ai nuk e pranon ja hiqni atë nga trupi. Kjo e bën atë të mendojë se është ende brenda barkut të nënës dhe për pasojë do të flejë më i qetë.
- E largoni fëmijën nga vetja: duke filluar nga muaji i 4-t fëmija mund të mos flejë më në krevatin tuaj apo ngjitur me të. Ndonjëherë fëmija nuk e ka gjumin e lehtë, thjesht ka nevojë për hapësirën e tij ashtu si edhe ju. Ndonjëherë mund të jeni vetë ju që në mënyrë të pavullnetshme ja prishni gjumin fëmijës.
- Kuptoni sinjalet e fëmijës: fëmija mund të zgjohet natën edhe sepse mund të ketë ftohtë apo vapë. Pra nëse e kuptoni se ka uri ushqeheni, dhe më pas vëzhgoni nëse ka ftohtë apo vapë.
- Dysheku i krevatit: e dini se edhe një fëmijë i porsalindur ka nevojë të flejë në një dyshek të rehatshëm? Pra shikoheni nëse ai është tepër i butë ose tepër i fortë dhe ndryshoheni.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu