Femija juaj do te ndihet me i dashur nese…

0 0

Dashuria e prindit është shumë e rëndësishme për fëmijën dhe për këtë arsye ata duhet ta ndiejnë atë çdo ditë. Ja si ta bëni atë edhe më të dukshme në çdo gjest!

  1. Mos e zgjoni në mëngjes duke bërtitur. Edhe pse mund të jeni me vonesë duhet ta zgjoni gjithmonë me puthje dhe përkëdhelje. Momenti i zgjimit është ai që do tëpërfaqësojë humorin e gjithë ditës në përgjithësi.
  2. Momenti i “natës së mirë”,një ritual dashurie. E puthni dhe ledhatoni, kjo do të bëjë që ai të flejë më i qetë.
  3. Gjatë vakteve fikni televizorin dhe mbani larg celularët. “Izolohuni” në shtëpinë tuaj dhe bashkë me fëmijët kuptoni magjinë e bisedave.
  4. I kushtoni kohë fëmijëve. Mund të jenë edhe vetëm 10 minuta, por cilësia e tyre vlen shumë.
  5. I buzëqeshni shpesh. Kjo është një “armë” e fortë që thyen heshtjen duke e mbushur me dashuri.
  6. E prekni vazhdimisht. Është e rëndësishme që gjatë bisedave jo vetëm ta shikoni në sy, por edhe ta prekni apo përqafoni.
  7. Mos e krahasoni. Kjo mund të shkaktojnë ankth tek fëmija.
  8. Respektoni fëmijën tuaj. Merrni gjithmonë në konsideratë preferencat dhe pakënaqësitë e tij.
  9. E lini të lirë të gabojë. Në disa situata të caktuara, fëmija duhet të mësojë duke gabuar.
  10. Bëhuni modeli i tij. Fëmijët rriten duke mësuar nga shembulli që ju i jepni dhe jo nga fjala që i shprehni.

 

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X