Femija ju refuzon? Ja 8 arsye se perse mund ta beje kete

0 0

Mund të ndodhë që ndërsa keni dëshirë të përqafoni apo përkëdhelni fëmijën tuaj, ai t’ju refuzojë duke ju larguar juve ose duke u larguar ai vetë. Ju sigurisht që do të ndiheni keq nga kjo sjellje, por duhet t’ju këshillojmë që të mos e merrni edhe shumë keq një sjellje të tillë, duke qënë se ndjenjat e fëmijës ndryshojnë brenda pak çasteve. Megjithatë le të shohim së bashku arsyet që mund ta “detyrojnë” fëmijën tuaj të sillet në atë mënyrë, sipas psikologes Susanne Ayers Denhan.
1. Fëmija mund të ketë kaluar një ditë jo të mirë
Ashtu si të rriturit edhe fëmijët kanë momentet e tyre kur nuk duan të “shikojnë” njeri pasi kanë kaluar një ditë jo të mirë. Sigurisht që “problemet” e tyre nuk mund të krahasohen me ato së të rriturve, megjithatë frustrimi dhe zhgënjimi mund të manifestohen edhe për problem të vogla si për shembull mosrespektimi i rradhës së hipjes në shilarëse, apo qortimi që ka marrë në kopësht e me rradhë. Përpiquni të mbani distancë duke i lënë të kuptojë që jeni atje nëse ka nevojë për ju.
2. Shkak është një kapriçio
Nëse fëmija ju largon pasi e keni qortuar apo ndëshkuar, është normale të sillet në këtë mënyrë pasi ndienjat e tij janë lënduar. Por nuk duhet të përjashtojmë edhe mundësinë që ai të ndihet i lodhur, kjo pasi fëmijët zakonisht ndërsa kanë bërtitur apo qarë me të madhe kanë humbur shumë energji. Ju duhet që para së gjithash të përpiqeni ta kuptoni që ndihet i zgënjyer ashtu siç do të ndiheshit edhe ju pas një debati me një personin tuaj të zemrës. Ju duhet ta bëni të kuptojë që ju e doni pavarësisht kapriçios që ka bërë dhe se e kuptoni që ndihet i mërzitur.
3. Është i irrituar me ju dhe nuk di si t’ja tregojë
Mënyra si fëmijët i përjetojnë emocionet është komplekse, pasi ata mund t’i shprehin ndenjat por jo me fjalë. Ai mund të jetë mërzitur me ju pasi keni kaluar më shumë orë në punë apo me fëmijën tuaj më të vogël, situatë në të cilat ai është shumë i mërzitur por nuk di si ta shprehë. Në këtë rast duhet ta pyesni në mënyrë direkte nëse është mërzitur pasi nuk keni kaluar shumë kohë me të, duke pranuar pa e kritikuar përgjigjen e tij. Ju duhet të keni parasysh se këto ndienja janë momentale dhe duke e mbajtur afër dhe duke folur do të largohen.
4. Është një fazë pavarësie
Fëmija, me rritjen e tija ka “më pak nevojë” për ju. Kjo nënkupton se ai mund të jetë duke luajtur me diçka në momentin që ju doni ta përqafoni, ndoshta është duke vënë në provë dashurinë tuaj e me rradhë. Ju nuk duhet ta merrni refuzimin e tij shumë seriozisht, pasi ai ju do shumë edhe pse në atë moment ka dëshirë të bëjë diçka tjetër dhe jo t’ju përqafojë apo puthë. Ndërkohë ju mund t’i ruani përkëdheljet tuaja për t’ja dhënë në momentin që do të shkojë për të fjetur. Ai e di që ju do t’i jepni shumë puthje dhe dashuri në momentin që do të ketë nevojë.
5. Dëshiron të qëndrojë vetëm me njërin prind
Mund të ndodhë që ndërsa juve ju shtyn, babain e afron dhe e puth (ose anasjelltas). Është shumë normale që fëmijët në një moment të refuzojnë njërin prind dhe të afrohen më shumë me tjetrin, sidomos nëse njëri prej tyre qëndron më shumë jashtë shtëpisë.
6. Nuk e shpreh dashurinë nëpërmjet kontaktit fizik
Edhe pse ju mund të jeni shumë e dashur, fëmija juaj mund të mos e ketë trashëguar këtë karakteristikë. Nëse fëmija juaj vepron kështu duhet ta pranoni, edhe pse në disa moment të caktuara ai do të ketë nevojë për një përqafim tuajin, për shembull kur është i mërzitur apo ka frikë. Përpiquni të mësoni të lexoni emocionet e tij dhe t’i ofroni dashurinë tuaj në momentin që ai ka nevojë.
7. Nuk është mirë fizikisht
Në një moment mund të ndodhë që fëmija juaj nga një fëmijë shumë i dhënë pas jush të bëhet i largët dhe i irrituar t’ju largojë nga vetja. Nëse ai ka një sjellje shumë refuzuese ndaj jush merrni në konsideratë një vizitë tek mjeku pediatër, pasi mund të bëhet fjalë për një problem shëndetësor si për shembull një alergji apo diçka tjetër.
8. Është i inatosur
Mund të ndodhë që disa fëmijë në moment të tilla të sillen në mënyrë shumë agresive, duke ju shtyrë, gjuajtur, kafshuar. Ju në këtë rast duhet të mbani një qëndrim shumë strikt, pavarësisht mënyrës së dhunshme që fëmija po përdor për të nxjerrë emocionet e tij. Ju duhet t’ja bëni të qartë se nuk duhet të sillet në këtë mënyrë ndryshe do të ktheheni në shtëpi! Dhe nuk duhet ta lini pa e bërë!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X