Zakonisht me hedhjen e hapave të parë fëmija rrëzohet dhe merr edhe goditjet e para, të cilat për prindërit bëhen shqetësuese sidomos për goditjet e kokës. Kjo është një dukuri aspak e pëlqyeshme por edhe aspak e evitueshme. A jam unë fajtor/e? Sigurisht që jo!
Rritja dhe zhvillimi i fëmijës nënkupton edhe të rrëzuarat, sigurisht ato pa rrezik për shëndetin e fëmijës.
Mund të themi se janë të rralla rastet kur fëmija godet kokën dhe pëson dëmtime të rënda, kjo pasi kockat e kafkës së fëmijës janë elastike dhe të forta në të njëjtën kohë, gjë e cila mundëson “thithjen” e goditjeve pa marrë dëmtime të rënda ( por jo në të gjitha rastet ndodh kështu ).
Fëmija im ka goditur kokën, çfarë duhet të bëj?
Gjithçka varet nga reagimi i fëmijës pas goditjes që ka marrë. Nëse ai qan dhe trembet për momentin dhe më pas e “mbledh veten” dhe vazhdon aktivitetin që ishte duke bërë më parë, prindërit nuk duhet të shqetësohen. E vetmja gjë që këshillohet në raste të tilla është vendosja e një cope akulli të mbështjellë me një copë të butë tek pjesa e vrarë e kokës.
Nëse fëmija pas goditjes së kokës për një çast humb vetëdijen, nuk gjen rehat, vjell apo bëhet i përgjumur ju duhet të shkoni në spital. Zakonisht dëmtimet më serioze vijnë si pasojë e goditjes së pjesës së pasme të kokës.
Ja çfarë duhet të keni parasysh:
– Nuk duhet ta lini asnjëherë fëmijën vetëm në krevat apo kolltuk i cili nuk ka krah mbrojtës. Në këto raste ju duhet të përdorni disa jastëkë me të cilët mund të “rrethoni” vendin ku fëmija ndodhet.
– Mos lini asnjëherë dy fëmijë bashkë vetëm qoftë edhe për disa minuta edhe nëse fëmija më i madh nuk ka shfaqur ndonjëherë më parë “dëshirë” për ta marrë në krah apo goditur fëmijën e vogël.
– Mos e vendosni fëmijën në karroce/tavolinë ngrënie pa qënë dikush pranë që të kujdeset, pasi ai mund të bjeri dhe të ketë pasoja serioze.
– Mos e lejoni fëmijën të hipi mbi objekte të larta edhe nëse ju mund të jeni të pranishëm. Ai mund të bjeri me kokë mbrapa dhe të pësojë goditje të rënda.
– Mos e vendosni asnjëherë fëmijën në rrethore dhe të largoheni. Ai gjatë ecjes mund të përplaset me forcë me diçka e cila mund t’i shkaktojë tronditje në kokë.
Rrëzimet e para
Edhe pse fëmija me hedhjen e hapave të parë ( por edhe më pas ) do të rrëzohet dhe në disa raste edhe do te vritet ( sigurisht që flasim për goditjet jo problematike ), ju nuk duhet të silleni sikur ka ndodhur një tragjedi në familjen tuaj. Ju duhet t’i shpjegoni fëmijës me një zë të qetë dhe të sigurt se duhet të tregojë kujdes në atë që bën në mënyrë që të mos vritet.
Nëse ju e shikoni se pasi fëmija juaj ka rënë nuk ka pësuar asnjë dëmtim serioz duhet ta inkurajoni të ngrihet dhe të vazhdojë të ecë. Fëmija nuk duhet të shikojë frikë në sytë tuaj, pasi atë zakonisht nuk e tremb fakti që ka rënë por, shprehia që ka bërë prindi në atë moment.
Sigurisht që ju duhet të kujdeseni për hapat që fëmija juaj hedh, por kjo nuk do të thotë se ju duhet ta kontrolloni atë aq shumë sa të mos e lejoni të zhvillojë të ecurin në mënyrën e duhur.
Materiale te ngjashme
Kur ke një fëmijë në...
Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...
A duhet të trajtohen dhëmbët...
Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...
Ilaçe të reja për trajtimin...
Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...
Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...
Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu