Femija im i do te gjitha lodrat per vete. Si te veproj une si prind?

0 0

Konsideroheni si një sjellje normale refuzimin e fëmijës për të ndarë gjërat e tij me të tjerët pasi e tillë është. Në përgjithësi fëmija e mëson konceptim e ndarjes së gjërave rreth moshës 3 vjeçare, por do t’i duhet më tepër kohë të mësojë ta praktikojë. Ai fillon të mësojë po në këtë moshë ndjenjën e empatisë, pra mënyrës si tjetri mund të ndihet nga një veprim i caktuar, por do të jetë e vështirë t’i rezistojë impulsit të tij. Shumica e fëmijëve deri në vitin e 4 të jetës vendosin nevojat e tyre para dhe mërziten kur dikush i merr sendet që duan. Në vend që të mërziteni nga këto sjellje të fëmijës duhet të kuptoni se kjo është një fazë drejt maturimit.

Si ta mësoj fëmijën të ndajë gjërat me të tjerët?

  • E ktheni në formë argëtimi. Bëni lojra duke ndarë lodrat me njëri tjetrin, për shembull një lojë formuese. Mos garoni por ndihmoni tjetrin ta zgjidhë.
  • Mos e ndërshkoni fëmijën nëse nuk do të ndajë sendet me dikë tjetër. edhe pse mund të ndiheni në siklet kur ai nuk ja jep një lodër shokut e vetmja gjë që do të bëni nëse e forconi apo e bëni të ndihet egoist është perceptimi i gabuar i të ndarit të sendeve. Në momentin që fëmija do të ndihet në siklet do ta ketë të vështirë të mësojë një aftësi dhe nga ana tjetër ju duhet të pranoni se një lodër ai nuk do të dëshirojë ta ndajë asnjëherë. Me rritjen do të kuptojë si funksionon argëtimi në grup.
  • Mos e lini të tejnxehet situata. E largoni fëmijën para se të fillojnë krizat e të qarave nga loja me shokët e tij. I shpjegoni se fëmija tjetër nuk ka dëshirë që ai të luajë më me lodrën e tij prandaj duhet të gjejë një tjetër.
  • I tregoni fëmijës duke e siguruar se ndarja e lodrave nuk nënkupton që fëmija tjetër do t’i përvetësojë.
  • Respektoni fiksimet e fëmijës tuaj. Ai mund të ketë të shenjtë një lodër apo veshje dhe nuk duhet ta detyroni absolutisht ta ndajë me dikë tjetër.
  • Jepni një shembull të mirë. E ndani akulloren me të, e pyesni nëse mund të provoni si dukeni me kapelen e tij të re. Pra ai duhet të mësojë nga ju konceptim e ndarjes.

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Shembujt e ndëshkimeve negative që...

Shkencëtarët e sjelljes përdorin termin "dënim" për të përshkruar veprimet që ulin gjasat që një sjellje specifike të përsëritet. Dhe në atë disiplinë akademike, fjala "negativ" tregon largimin. Pra, nga...

A ka TikTok përmbajtje seksuale...

Mijëra vajza të reja po postojnë përmbajtje seksuale në TikTok për një audiencë prej miliona ndjekësish, duke i lënë ato në mëshirën e “grabitqarëve”në internet. Ka shqetësime në rritje për...

Tri arsye përse notat nuk...

Sistemi arsimor është ndër më të diskutuarit dhe që ka ngjallur shumë pakënaqësi, jo vetëm në vendin tonë, por kudo. Megjithatë, disa koncepte, si për shembull ai i notave, janë...

Barbie thyen klishetë, sjell sirenën...

Nga thellësitë e oqeaneve vjen një lodër e re e gatshme për të zgjeruar konceptin e gjithëpërfshirjes dhe diversitetit: është Ken 'merman', versioni mashkullor i sirenës Barbie. Mattel ka njoftuar...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X