Femija im fle me keq se nje foshnje!

0 0

Mund të ndodhë që fëmija të krijojë një ritëm të mirë gjumë-zgjim që në muajt e parë të jetës, dhe më pas të rifillojë sërish nga problemet rreth moshës 2-3 vjeçare.

Përse ndodh kjo?

Quhet ndryshe regresioni i gjumit (sleep regression) dhe kjo krizë mund të shfaqet tek fëmija rreth moshës 4 mujore, kohë në të cilën ai kupton që është një qënie e ndarë nga nëna. Më pas, rreth moshës 7-9 mujore ai fillon të ketë shqetësimet e para të daljes së dhëmbëve, të cilat ndikojnë edhe në cilësinë e gjumit të natës. Në muajin 9-10 ai fillon të bëjë tentativat e para për të ecur dhe folur dhe këto eksperienca do të ndikojnë edhe në cilësinë e gjumit, pasi ai është tepër entuziast ndaj asaj që është duke ndodhur me të.

Në muajin e 11 fëmija fillon të marrë një edukim edhe më të rreptë, fillon të dëgjojë më shpesh fjalën “jo”, shikon t’i mohohet ajo që dëshiron, inatoset dhe kështu reagon edhe gjatë natës. Në muajin 15-18 fillon të shfaqë vështirësi në gjumë pasi përballet shpesh me fëmijë të tjerë në park apo në kopësht, dhe kjo e bën atë të hyjë sërish në vështirësi.

Po një fëmijë tashmë i rritur, përse pëson një regresion gjumi?

Kjo mund të ndodhë edhe në muajin 24 dhe zakonisht ndodh për shkak të akumulimit të ndryshimeve të vazhdueshme drejt fëmijërisë. Ai tani fillon të sëmuret më shpesh pasi qëndron më tepër në kontakt me fëmijët dhe sistemi imunitar është duke u maturuar, ndërkohë që e përjeton edhe më tepër fjalën “jo”. Një tjetër faktor që ndikon është edhe përpjekja për të hequr bebelinën. Fëmijët më të rrezikuar ndaj regresionit të gjumit janë fëmijët e parë, pra të mëdhenjtë.

Si ta luftojmë këtë regression në moshë madhore?

Duke e mbajtur sa më afër dhe duke i dhënë sa më tepër mbështetje pozitive gjatë rritjes.

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X