Femija im e peshtyn ushqimin. Cfare te bej?

0 0

Sigurisht që është situatë e vështirë momenti kur fëmija e mbyll gojën sa herë i afrohet luga apo e pështyn ushimin që ka brenda saj, por ju duhet të dini se në një moment të tillë nuk duhet të nervozoheni apo t’i bërtisni fëmijës tuaj, përkundrazi duhet të ruani qetësinë sa më shumë të jetë e mundur. Fëmija është shumë i ndjeshëm dhe për pasojë mund të kuptojë tensionin e nënës, gjë e cila mund të bëjë që ai të refuzojë më keq ushqimin që jeni duke i dhënë, duke krijuar kështu një rreth vicioz që mund të bëhet tepër i vështirë për t’u çarë.

Ju duhet të dini se njohja e shijeve të reja, kontakti me lugën dhe mbi të gjitha kalimi nga krahët e nënës në karriken e ushqyerjes, provokon shpesh tek fëmija një reagim refuzues ndaj ushqimit. Për ta bërë sa më të lehtë këtë proçes mund të filloni duke e ushqyer fëmijën në krahun tuaj ose duke i dhënë në dorë një lugë plastike me ngjyrë, në mënyrë që të ketë mundësi të njihet me këtë objekt. Nuk duhet absolutisht të dorëzoheni gjatë refuzimeve që fëmija bën dhe t’i ofroni qumësht në mënyrë që të mos jetë i paushqyer. Nëse do të bëni këtë veprim fëmija do ta ketë edhe më të vështirë të mësohet me ushqimet e ngurta. Gjatë ditëve të para mund t’ja jepni fëmijës ushqimin me biberon me tapë të gjerë. Kjo do të jetë një mënyrë e mirë për ta mësuar atë me shijet e reja, duke e bërë atë që të mësohet si filim me to dhe më pas të kalojë “traumën” e lugës.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X