“Fëmijët e parë janë ata që kanë aftësi më të mira në të mësuar dhe aftësi më të mira përthithëse”, kjo është ajo që studiuesit tregojnë sipas testeve të bëra. Gjithçka ndodh si pasojë e një stimulimi më të mirë që prindërit bëjnë fëmijës së “madh”.
Fëmija i pare/Edukimi i ndryshëm nga i dyti
Megjithëse prindërit përpiqen të edukojnë fëmijën e tyre të parë në të njëjtën mënyrë edhe me atë që do të vijë pas tij, teoria dhe praktika priren të mos përputhen gjithmonë. Përvoja, pjekuria dhe ndihma që kanë fituar nga fëmija i parë bën që nënat dhe baballarët të jenë më të relaksuar me fëmijën e dytë. Studimet e kryera nga Universiteti i Edinburgut, në bashkëpunim me atë të Sidneit dhe ato të kryera nga studiuesit në Universitetin e Leipzigut në Gjermani, do të theksonin se fëmija i parë është më inteligjent se të tjerët brenda në një familje. Cilat janë faktorët që favorizojnë zhvillimin e fëmijës së parë?
Fëmija i pare/ Roli i familjes në zhvillimin e inteligjencës
Studimi i kryer nga Universiteti i Edinburgut, në bashkëpunim me atë të Sidneit, botuar në “Gazetën e Burimeve Njerëzore” të përmendur më sipër, analizoi statistikat për 5 mijë fëmijë, duke filluar nga shtatzënia e nënave deri në katërmbëdhjetë vjeç. Çdo dy vjet u kryen teste të inteligjencës për të vlerësuar aftësitë e djemve. Rezultatet konfirmuan se fëmijët e parë ishin më të mençur se të fundit. Arsyeja për këtë ndryshim është pikërisht në vëmendjen e prindërve që kalojnë më shumë kohë me fëmijën e parë, duke siguruar më shumë informacione dhe përvoja. Nëna dhe baballi i fëmijës së parë do të kalonin rreth 20-30 minuta më shumë në ditë me të, sipas një studimi nga Universiteti Cornell, dhe kjo do të stimulonte qëndrimet e tyre më shumë. Përveç leximit dhe shkrimit, fëmija i parë do të kishte më shumë akses edhe tek muzika apo aktivitetet manuale. Sipas studimit të kryer nga Universiteti Gjerman i Leipzig, fëmijët e parë do të kishin një nivel më të madh rreth 1.5 pikë më shumë në krahasim me të dytin.
Fëmija më i vogël / marrëdhënia me prindërit dhe arsimi i marrë
Me fëmijën e dytë, bazuar në hulumtimin e lartpërmendur, prindërit do të ishin më të qetë dhe më pak të ngutshëm. Përvoja e fituar me fëmijën e parë dhe fakti se kanë kaluar edhe disa vite, do të lejonte që prindërit të ishin më të relaksuar në edukimin e fëmijës së dytë. Ky qëndrim më pak rigoroz me fëmijën e dytë do të prekte të gjitha fushat e jetës: arsimin, lojërat, prirjet drejt muzikës dhe aktiviteteve të ndryshëm.
Fëmija i parë më i stimuluar nga prindërit.
Përveç të qenit më i stimuluar nga prindërit, fëmija i parë sipas studimit të kryer në Gjermani nga Universiteti i Leipzig, do të kishte një rol më shumë se fëmija i dytë: të ishte një shembull. Në fakt, personi i parë në një familje, tenton të kryejë rolin e një “mësuesi” të vërtetë. Shpesh fëmijët e parë i ndihmojnë vëllezërit në detyrat e shtëpisë në shkollë. Edhe në moshë të hershme, ai më i mituri tenton të imitojë vëllain ose motrën e tij më të madhe, që konsiderohet një shembull që duhet ndjekur. Ky rol i “tutorit”, i është dhënë të parit për të stimuluar aftësitë e tij,
Fëmija i pare/ A është më me fat se fëmija i dytë?
Bazuar në atë që u tha nga Dr Ana Nuevo-Chiquero nga Universiteti i Edinburgut, stimujt e ndryshëm që fëmija i parë do të marrë krahasuar me fëmijën e dytë, do ta ndihmonin gjithashtu në të ardhmen e tij profesionale duke pasur vetëbesim më shumë se sa i dyti.
Ja çfarë thonë studimet!
Sipas ekspertëve të universitetit të Edinbughut, fëmijët e parë të një familje kanë aftësi më të mira për të përthithur njohuritë, krahasuar me ata më të vegjlit, dhe kjo pasi ata kanë marrë nga prindërit një stimulim më të mirë mendor. Testet e bëra kanë treguar se këta fëmijë kanë pasur tendencë të përvetësojnë gjithashtu edhe një edukim arsimor më të mirë përgjatë jetës. Ata kanë rezultuar të jenë më efektivë përgjatë testeve të leximit, shkrimit, pikturës, testeve gramatikore etj.
Faktori ekonomik dhe familja
Studjuesit kanë shprehur gjithashtu se aftësia e fëmijës për të përvetësuar informacione si edhe për të marrë një zhvillim të përgjithshëm ndikohet edhe nga niveli arsimor i familjes (backgroundi) si edhe nga niveli ekonomik. Familjet, sipas studiuesve, kanë ndryshuar qëndrimin e tyre duke reduktuar momentet e lojës, leximit etj, me fëmijët pasi ka ardhur në jetë fëmija i dytë, pa harruar të përmendim se një ndikim të madh ka pasur edhe duhanpirja në shtatëzani.
Sipas tyre, stimulimi i fëmijës në lidhje me të mësuarit duhet të fillojë që në javët e para të lindjes, duke ju përshtatur sigurisht moshës së tij, dhe duke arritur pikën më të lartë nga mosha 3-vjeçare. Megjithatë edhe fëmijët e parë e kanë një “mangësi” krahasuar me ata të dytë, tretë etj. Sipas studiuesve ata janë më të shkurtër se vëllezërit apo motrat e tjerë!
Lexoni edhe: Si ta bejme femijen tone me te zgjuar?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu