Femija i harruar ne makine, cfare ndodh ne trurin e prinderve?

0 0

Ditët e sotme duket se ka pasur shumë raste kur prindërit kanë harruar fëmijët e tyre në makinë, dhe pasojat kanë qënë fatale, gjë që ka ndodhur në Irlanë, tre raste në Itali. Edhe pse duket disi e papranueshme apo e jo reale, në të vërtetë janë marrë jetë foshnjash. Sigurisht që asnjë prind nuk do t’i bënte keq fëmijës së tij në mënyrë të qëllimshme, por mund ta themi këtë për atë të paqëllimshme?

Si mundet një prind të harrojë fëmijën në makinë?

Kjo ndodh për shkak të disa mekanizmave të trurit që quhen edhe “kujtesa false”, dhe prindërit që i harrojnë fëmijët në makinë nuk e bëjnë në mënyrë të vetëdijshme, ata janë të bindur se e kanë çuar atë në kopësht apo diku tjetër ashtu si gjithmonë. Një pjesë e trurit në fakt është në mënyrë automatike jo e përgjegjshme rreth asaj që është duke ndodhur. Në fakt truri e njeh rrugën dhe në mënyrë automatike na çon në vendin ku do të shkojmë. Kjo ndodh gjatë disa situatave të veçanta, dhe kryesisht pas një ditë stresuese, dhe kështu truri nuk mund të veprojë në mënyrën e duhur në lidhje me atë situatë. Pra ai është si një makineri që jo gjithmonë funksionon në mënyrën e duhur. Mund të ndodhë që diçka të prishë rutinën e asaj që është duke ndodhur dhe prindi të mendojë se në të vërtetë e ka çuar fëmijën në destinacionin e duhur.

Truri krijon një kujtim fals

Nëse flasim për harresë nuk kemi përdorur shprehjen e duhur, pasi prindi në të vërtetë është i bindur që e ka çuar fëmijën atje ku duhej. Për të evituar këto tragjedi, mund të përdorni një metodë të thjeshtë. Vendosni çantën pranë sexholinos dhe kështu do të parandaloni kujtesën false. Gjithashtu mund të vendosni dispozitivë që jua kujtojnë që fëmija ndodhet ende në makinë. Pra duhet të përdorni një instrument që do t’ju kujtojë që fëmija juaj ndodhet ende në makinë. Me këto temperatura të larta, por edhe gjatë dimrit pasojat mund të jenë fatale.

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X