Femija do te jete me teper kapricioz nese nena eshte prezente!

0 0

Në momentin që fëmija është në kopësht apo me gjyshërit ka tendencën të sillet më mirë dhe të bindet me më lehtësi ndaj rregullave të vendosura. Këtë ata ja shprehin edhe nënës, duke i thënë shpesh edhe shprehje të tilla si “kur vjen ti bën kështu sepse me ne është sjellë shumë mirë, ka qënë shumë i qetë, na beso”. Dhe kjo është e vërtetë, ata nuk janë duke ju gënjyer. Edhe pse mund t’ju duket e çuditshme, fëmija mund t’i ngjajë një ëngjëlli ndërsa është në kopësht apo me gjyshërit, por sapo ju shikon juve kthehet në një uragan të vërtetë.
Cili është motivi i kësaj?
Për të gjetur arsyet janë bërë studime në Universitetin e Washington, të cilët kanë arritur në përfundimin se fëmija mund të menaxhohet më me vështirësi dhe ka tendencën të qajë më shumë, duke i kushtuar më pak rëndësi autoritetit së personave të rritur nëse nëna është mes tyre. Janë analizuar faktorët që çojnë në këtë përfundim, kapriçiot, të qarat, dëshira e fëmijës për të gjuajtur me dore si edhe mosbindja në rreth 500 familje. Është vërtetuar se të gjithë fëmijët nga mosha 8 mujore, janë në gjendje të qëndrojnë të qetë dhe të luajnë pa bërë zhurmë ndërsa nëna nuk ishte prezente. Sipas tyre fëmija kishte tendencën të përjigjej me një sjellje më tepër pozitive ndërsa komanda do të merrej nga një person që nuk ishte nëna i tyre.
Përse ndodh kështu?
Arsyeja kryesore sipas studiuesve lidhet me faktin se fëmija ka tepër besim tek nëna dhe ndihet më tepër i mbrojtur në ambientin ku ndodhet nëse ajo është e pranishme. Ai ka sigurinë se edhe nëse do të sillet keq, nëna nuk do ta braktisë asnjëherë. Ndikon gjithashtu edhe fakti se nëna është personi që është kujdesur më tepër për fëmijën dhe kështu ai e njeh më tepër nga të gjithë personat e tjerë.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X