Femija bllokohet nga vapa ndersa fle, jeta e saj ne rrezik

0 0

Rrjetet sociale nuk duhet të konsiderohen vetëm si një vend për t’u argëtuar, por edhe për të bërë thirrje të ndryshme sipas eksperiencave personale, dhe kjo gjë mund të bëhet kulturë edhe në vendin tonë. Në shumë vende të botës prindërit e përdorin facebook apo instagram për të sensibilizuar prindërit në lidhje me një problem të caktuar dhe kështu ka ndodhur edhe në rastin konkret.

Apeli i një nëne

Jessica Abma, një nënë angleze dëshiron të tregojë rastin e vajzës së saj 3 vjeçe Anastasia.

Ndërsa nëna po i bënte një foto vajzës duke fjetur kuptoi se lëkura e saj ishte shumë e kuqe dhe e djersitur kështu provoi ta zgjonte nga gjumi. Për 15 minuta ajo u përpoq por Anastasia nuk zgjohej dhe nëna e alarmuar lajmëroi menjëherë ambulancën, e cila erdhi brenda pak minutash në shtëpi.

Përse vajza nuk zgjohej?

Dhoma ku ajo flinte ishte tepër e nxehtë dhe Anastasia kishte pësuar një goditje nga vapa dhe do të mjaftonin disa minuta të tjera për të shkaktuar një fatkeqësi.

Nëna jep një mesazh për të gjithë prindërit…

“Anastasia flinte dhe unë nuk e kisha menduar sa vapë mund të ishte bërë në dhomën e saj deri në momentin që hyra brenda për t’i bërë një foto pasi më pëlqejnë të kem sa më shumë kujtime. U terrorizova nga ajo që kuptova dhe ambulanca më erdhi në ndihmë në kohë rekord. As që dua ta imagjinoj se çfarë do të kishte ndodhur po të mos isha futur në dhomë!

Prindër! Kini kujdes. Dhoma e fëmijës tuaj mund të bëhet tmerrësisht e nxehtë dhe mund të ngjajë me një kazan që zien. Kontrolloni vazhdimisht atë dhe e freskoni sa më shumë të mundeni. Sigurisht që faji nuk ishte imi por është e pamundur të mos e bëj veten fajtore”!

Kini kujdes edhe me karrocat. Bëjmë sërish thirrje, mos i mbuloni me napa, çarçafë apo copa të tjera të holla. Temperatura në karrocë mund të arrijë deri në 50 gradë edhe pse në ambient mund të jetë 37-38 duke qënë se ajo është më pranë asfaltit. Duke e mbuluar ju e ktheni atë në një tenxhere që vlon!

Lexoni edhe: Ne shtepi me te porsalindurin

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X