Fëmija 15 vjeç vdes nga meningiti, nëna bën apel “Vaksinoni fëmijët”

0 0

 

Një djalë 15 vjeç në Romë ka humbur jetën për shkak të infeksionit të tmerrshëm të meningitit. Federiko kishte filluar të ndihej keq për shkak të temperaturës së lartë, e cila pavarësisht kujdesit të nënës së tij, që i dha ilaçe, nuk u ul. Kështu, ajo e çoi të birin në urgjencë, kur ndërroi jetë pas pak. Tani nëna shpreson që vdekja e tij të shërbejë, për t’i shtyrë prindërit të vaksinojnë fëmijët.

Një natë para se të ndihej keq, Federiko kishte dalë me miqtë e tij. Të nesërmen, rreth orës 5:30, Federiko e thirri nënën e tij, duke i shpjeguar se po ndihej ekq. Gruaja tha se djali i saj kishte një temperaturë shumë të lartë.

Mendova se ishte gripi dhe për këtë i dhashë ilaçe qetësuese, por temperatura nuk po ulej dhe kishte shumë ethe.

Federiko u shtrua me urgjencë

“Sapo mbërriti në spital, djali u shtrua urgjentisht. Mjekët kuptuan menjëherë se ishte meningiti, sëmundja e tmerrshme të cilës nuk i shpëtoi dot dhe që e vrau atë për disa orë. Ai ishte në karrocë, u zhduk prapa një dere dhe unë e përqafova kur ishte tepër vonë. Mjekët na thanë se ishte shumë serioze, se ishte meningiti. Nuk mund të gjeja paqe”,- tha nëna e dëshpëruar.

Ajo nuk mund të pushojë, nuk mund të kuptojë pse Federiko u sëmur dhe pse vdiq në një kohë kaq të shkurtër. Nëna e djalit ka vetëm një shpresë: që sakrifica e djalit të saj të mos jetë e kotë, por të ndihmojë prindërit e tjerë të ndërgjegjësohen për vaksinat.

Lexo edhe: Foshnja 4 muajsh vdes nga meningiti, apeli i prinderve






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X