Fazat e nje cikli IVF

0 0

Pergatitja per IVF (Fertilizim In-Vitro)
Gjate trajtimit ne IVF do t’ju jepen medikamente stimuluese te cilat perdoren per te rritur numrin e vezeve qe prodhohen nga vezorja. Doza e medikamenteve qe pershkruhet eshte ne varesi te specifikave mjekesore individuale te cdo pacienti. Ky proces, pra prodhimi i vezeve te monitorohet nga stafi mjekesor gjate gjithe kohezgjatjes. Monitorimi kryhet nepermjet ekzaminimit ekografik, dhe perkatesisht eko transvaginale dhe analizave te gjakut, te cilat do te kryhen ne intervale te rregullta kohore, zakonisht cdo 2-3 dite. Me anen e ekos transvaginale, mjeket monitorojne rritjen e “dhomezave”se vezores (folikujve) qe mbajne vezen. Ne kohen kur me shume folikuj jane me permasa mbi 18-20 mm, vezet konsiderohen te jene te pjekura dhe gati per t’u aspiruar (per t’u marre). Ne te njejten kohe kryhet edhe matja e murit te brendshem se mitres (trashesia e endometrit). Ky eshte nje informacion shume i rendesishem sepse endometri “mbeshtjell”te gjithe hapesiren e brendshme te mitres, hapesire e cila me vone do te prese embrionin. Ne keto intervale, kryhet edhe nje analize gjaku, ajo e estradiolit, e cila eshte tregues i shkalles se pjekurise se vezeve.
Vetem pasi te kemi te gjithe parametrat e lartpermendur, stimulohet pjekuria perfundimtare e vezeve duke injektuar nje medikament te quajtur beta-hCG. 34-38 ore pas injektimit se beta-hCG kryhet aspirimi i vezeve. Nderkohe, duhet te keni parasysh se, qe kjo procedure te rezultoje me sukses, krahas sa thame me lart, eshte shume e rendesishme gjendja juaj e pergjithshme shendetesore.
Qe trajtimi te rezultoje ne shtatezani, ju duhet te ushqeheni me nje diete te shendetshme dhe te balancuar conform keshillave qe ju jepen nga mjeku.
Nese pini duhan, duhet ta nderprisni ate menjehere, pasi kjo ndikon negativisht ne mundesite tuaja per sukses.
Aspirimi i vezeve
Aspirimi (marrja) i vezeve eshte nje procedure qe zgjat mesatarisht 10-15 minuta dhe kryhet nen sedacion mesatar (anestezi e lehte). Likidi folikular aspirohet nga vezoret e pacientes nepermjet nje teknike trans-vaginale dhe kjo arrihet me ane te nje age e cila nen drejtimin e eko-s, penetron murin vaginal per te arritur ne vezore. Nepermjet kesaj age-je, likidi folikular, aspirohet dhe i jepet embriologut per te identifikuar vezen.
Pas marrjes se vezeve
Pas marrjes se vezeve, pacientja do te qendroje ne dhomen e zgjimit per rreth 30-60 minuta. Ajo mund te ndihet e pergjumur per shkak te medikamenteve qe ka marre gjate procedures, por zgjimi eshte i shpejte dhe pa probleme. Gjithsesi nga mjeku kerkohet:
– Te mos i jepet makines
– Te mos konsumohet asnje pije alkolike
– Te mos kryhen aktivitete te lodhshme
– Te mos kryhen marredhenie seksuale
– Te pushohet ne shtepi si dhe te ndiqen keshillat e mjekut ne lidhje me mjekimet qe tashme nevojiten per te arritur dhe mbartur nje shtatezani
Fertilizimi
Pas identifikimitte vezeve, vezet te cilat kane arritur pjekurine e duhur vendosen bashke me spermatozoidet me te mire, ne terrene te caktuara, ne menyre qe veza te zgjedhe spermatozoidin e duhur dhe me tej te arrihet fertilizimi. Kjo metode quhet “Fertilizim klasik”. Gjithashtu mund te kryhet edhe teknika e mikro-injeksionit (ICSI) me ane te se ciles nje spermatozoid i perzgjedhur vendoset brenda ne veze. Vezet e fekonduara ruhen ne kushte te vecanta gjate gjithe kohes, dhe mengjesin e dites tjeter kontrollohet nese ka ndodhur fertilizimi. Embrionet e formuara tashme, monitorohen per nje periudhe 3-5 ditore, kjo perpara se te kryhet procedura e transferimit se tyre tek gruaja.
Transferimi i embrionit
Transferimi i embrionit eshte nje procedure pa dhimbje dhe qe nuk ka nevoje per anestezi. Zakonisht, kryhet 2-3 dite pas marrjes se vezeve. Ne disa raste te vecanta preferohet te transferohet embrioni ne diten e 5-te se zhvillimit, kur ai ka arritur ne fazen e blastokistit. Embrionet vendosen ne nje kateter plastik dhe te holle. Mjeku e vendos kete kateter nepermjet qafes se mitres (cerviksi-t) ne brendesi te saj ku vendosen edhe embrioni/et. Numri i embrioneve qe do te transferohen vendoset nga cifti ne bashkepunim me stafin mjekesor.
Faza luteale dhe testi i shtatezanise
Keshillohet qe te qendroni ne qetesi 24 ore-t e para pas transferimit se embrioneve. Ju mund te rifilloni te kryeni aktivitetet tuaja pas disa ditesh, por gjithmone duke pasur shume kujdes. Nje analize shtatezanie zakonisht kryhet 14 dite pas procedures se aspirimit te vezeve. Kjo eshte nje analize e cila kryhet nepermjet marrjes se gjakut dhe me ane te saj behet matja e nivelit te hormonit beta hCG. Ne rast se testi i shtatezanise rezulton pozitiv, do t’ju kerkohet te kryeni ekon e 1-re pas dy javesh, nedrkohe qe do te vazhdoni te merrni te gjitha medikamentet e rekomanduara nga mjeku. Me ane te ekografise merret informacion i sakte mbi numrin e embrioneve te zhvilluar me tej ne miter. Nese testi i shtatezanise rezulton negative, nderpriten te gjitha medikamentet qe jeni duke marre, ne menyre qe te lejohet kthimi ne normalitet i ciklit menstrual. Gjithashtu, behet nje takim me stafin e mjekeve qe ju kane ndjekur gjate procedurave per te diskutuar mbi arsyet qe cuan ne mos funksionimin e procedures se IVF-se. Mjeku mund t’ju parashtroje edhe mundesite e trajtimit dhe zgjidhjes nga ana mjekesore se shkakut qe cuan ne kete rezultat.
Ju duhet te dini se ne kete faze eshte e rendesishme te:
– Merrni te gjitha medikamentet e rekomanduara dhe ndiqni rigorozisht keshillat e mjekut.
– Mos nderprisni marrjen e tyre deri ne momentin qe do te kryeni testin e shtatezanise.
– Kryeni testin e shtatezanise edhe nese keni pak gjakderdhje.
Cilat jane rreziqet?
Ne disa raste pacientet mund te zhvillojne komplikacione si: OHSS (Sindromi i Hiper-Stimulimit Ovarian), shtatezani ektopike (jashte mitre), gjakderdhje ose infeksion pelvic, port e gjitha keto jane shume te rralla.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X