Moderatorja Jona Spahiu pothuajse në të gjitha daljet e saj publike, kur bëhet fjalë për familjen e bashkëshortit thotë se i konsideron njësoj si familjen e saj.
Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe këto ditë karantinimi për të gjithë, moderatorja po i kalon me familjen e saj, djalin dhe bashkëshortin në shtëpinë e tyre. Shpesh e kemi parë të postojë video e sfida nga aplikacioni TikTok.
Ndërsa ditën e sotme ajo tregon se ndihet e përkëdhelur nga fati me nënën e Frenklit, të cilën e ka uruar me fjalët më të ëmbla për ditëlindjen.
“Fati më ka përkëdhelur shumë fillimisht me djalin tënd, pastaj me ty. Faleminderit që je në jetën time”, shkruan Jona, në videon e publikuar në Instagramin e saj.
E kush nuk do ta dëshironte një marrëdhënie të tillë me vjehrrën?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu