Familjet e reja, larg farefisit e komshinjve të vetëm për të përballuar jetën

0 0

Shumë të rinj e të reja, ata që më së shumti vijnë për të studiuar në kryeqytet, vendosin ta ndërtojnë këtu të ardhmen, pa u kthyer te familja ku janë rritur. Me pak fjalë, ata vijnë në fazën kur sapo janë maturuar, dhe qëndrojnë në kryeqytet apo qytete më të mëdha se u rritën, duke u bërë burra e gra, prindër e kryefamiljarë.

Ambienti ku ata janë edukuar ndryshon nga ai ku ata edukujnë sot fëmijët e tyre. Ne jemi një vend tepër tradicional, me lidhje të ngushta farefisnore, fqinjore, të cilët të gjithë së bashku kontribuojnë në rritjen dhe edukimin e fëmijëve. Por çiftet e reja, familjet e sotme po vijnë dule iu larguar kësaj tradite.

Kjo sjell një qasje tërësisht tjetër në edukimin e fëmijëve. Për vetë faktin se ndihmat e farefisit dhe fqinjëve janë të pakësusara, tani përgjegjësia si prind është më e madhe në krahasim me kohën e dikurshme.

Tani edukimi i fëmijëve duket shumë më i rëndë e sidomos me rritjen e numrit të fëmijëve.

Nga njëra anë prindërvetë rinj u mungon ndihma, ama nga ana tjetër ata mund të krijojnë një model që është krejtësisht i tyre,  duke marrë nga kultura e tradita e hershme anët që u duken të mira e duke mënjanuar ato me ndikim jo fort të mirë.

Shkëputja nga familja e vjetër tradicionale dhe përballimi i jetës vetëm, shkakton stres tek çiftet e reja. Rolet e burrit dhe gruas ndryshojnë rrënjësisht dhe nuk janë ato të mëparshmet. E njëjta gjë ndodh edhe në raportin ndërmjet prindërve dhe fëmijëve. Fëmijët duke frekuentuar më shpejt, çerdhen, kopshtin dhe shkollën shumë më shpejt socializohen dhe përqafojnë kulturën e komunitetit ku jetojnë.

Një tjetër efekt pozitiv i gjithë kësaj, është vendosja e një barazie gjinore, ndarja e detyrave mes partnerëve, koha e barabartë që kalojnë me fëmijët, gjë që përfshin baballarët në shumë procese të rritjes, edukimit dhe zhvillimit të fëmijëve.

Po vështirësitë tuaja pasi jeni bërë prindër cilat kanë qenë? Si keni vendosur (apo keni qenë të detyruar) të jetoni? Me prindërit, vjehrrit, keni pasur dikë që ju ka ndihmuar? Mund të ndani eksperiencat tuaja me ne.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X