Familja më e madhe në Evropë pret fëmijën e 22

Kur Sue mbeti shtatzënë për herë të parë, ajo ishte vetëm 14 vjeç. Sot, ajo pret femijen e 22-te.




0 0

Angli, zgjerohet familja Redford

Njerëzit kanë pasione të ndryshme, por ka nga ata që kanë pasion të bëjnë fëmijë. Po, sepse familja Radford nuk ndalet: për familjen angleze, fëmija njëzet e dytë po vjen. Lajmi u bë i ditur drejtpërdrejt nga nëna Sue dhe babai Noel në kanalin e tyre në YouTube.

Çifti, me origjinë nga Morecambe (Angli), kishte premtuar të ndalej pas djalit të tyre të njëzet e një. Megjithatë, familja më e madhe në Evropë, është e destinuar të rritet, pasi prindërit njoftuan në kanalin Youtube se presin trashëgimtarin e njëzet e dytë, duke rrëfyer se duan një djalë të bukur.

Në video, Sue rrëfen se është 15 javëshe shtatzënë. Fëmija i njëzet e dytë do të lindë në muajin prillin të vitit të ardhshëm. Një njoftim befasues, ai i çiftit, veçanërisht pas fjalëve të gruas në The Sun pas ardhjes së fëmijës së fundit:

Mjaft fëmijë: ndalemi këtu. Do t’i hedh të gjitha rrobat e maternitetit. Të qenit shtatzënë nuk do të më mungojë fare. Tani thjesht do të kënaqemi me fëmijët dhe nipërit tanë.

Historia e jashtëzakonshme

Kur Sue mbeti shtatzënë për herë të parë, ajo ishte vetëm 14 vjeç. Megjithë moshën e vogël, vajza dhe i dashuri i saj i atëhershëm Noel vendosën të vazhdojnë shtatzëninë, duke lindur fëmijën e tyre të parë, Chris, i cili tani është tridhjetë vjeç. Pas tij ishin Sophie (25), Chloe (23), Jack (22), Daniel (20), Luke (18), Millie (17) Katie (16), James (15), Ellie (14), Aimee (13), Josh (12), Max (11), Tillie (9), Oscar (7), Casper (6), Hallie (3), Phoebe (2), Archie (18 muaj).

Fëmija i fundit, Bonny Raye, lindi më pak se një vit më parë. E gjithë familja jeton së bashku, përveç dy fëmijëve të parë, Chris dhe Sophie, të cilët janë martuar sot dhe jetojnë me partnerët e tyre.

Radfordët kanë llogarinë e tyre në Instagram të ndjekur nga 150,000 persona, veçanërisht të vëmendshëm ndaj dinamikës së një familjeje të jashtëzakonshme.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Covid 19 dhe obeziteti, vëmendje...

Kushdo që mendoi se Covid-19 do të kursente fëmijët e kishte gabim. Virusi jo vetëm që prek edhe më të vegjlit, por në fëmijëri shkakton edhe një sërë efektesh të...

Letra për babagjyshin, nga nëna...

I dashur Babagjysh, Nuk do të kërkoj një kupon për disa rroba të reja ose telefonin e teknologjisë më të fundit. Gjithçka që dua për Krishtlindje është që fëmija im...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X