Familja dhe kujdesi ndaj femijes

0 0

Shume gra pasi kane sjell ne jete femijen e tyre largohen nga puna per te qene sa me prane te porsalindurit. Por me kalimin e muajve, ajo mund te ndjej nevojen ekonomike apo sociale per t’u rikthyer perseri ne pune. Kjo mund te ndodh pas 3, 6, 9 apo 12 muajve, ne varesi te deshires dhe nevojes se nenes. Nje ceshtje shume me rendesi per familjen eshte zgjedhja e personit te duhur per t’u kujdesur per femijen e vogel ndersa nena eshte jashte shtepise. Kete mund ta beje nje dado, nje i aferm, gjyshja, kujdestarja e cerdhes etj.
Fundi i pushimit te lehonise do te sjell per nenen nje periudhe ankthi, duke nxitur tek ajo shume mendime dyshuese. Ajo do te pyesi shpesh veten nese eshte duke bere gjene e duhur, per te mos permendur shumen e parave qe familja duhet te paguaje per te paguar kujdestaren e femijes.
Kujdesi ndaj femijes, principet baze
– Cilesia e kujdesit qe ju zgjidhni per femijen tuaj eshte me e rendesishme se forma, pra nuk ka rendesi nese do te jete nje dado, gjyshja apo cerdhja, rendesi ka te jete person i pergjegjshem.
– Ju duhet te beni ate cfare i pershtatet me mire familjes suaj, dhe jo ate qe ju rekomandon dikush tjeter.
– Kujdesi per femijen eshte pergjegjesi e te dy prinderve, prandaj ju duhet ta ndani ate ne menyre te tille qe t’i pershtatet te gjitheve.
Per cfare ka nevoje femija im?
Ju e njihni femijen tuaj me mire nga te gjithe dhe e dini se per cfare ka nevoje ai. Si nene ju jeni ne gjendje te dalloni personin e pershtatshem qe do te kujdeset per femijen tuaj, e dini nese eshte ne gjendje te pershtatet me cerdhen apo nese do t’i pershtatej me mire kujdesi i dhene nga dikush brenda nje grupi me te vogel se cerdhja, brenda ambienteve shtepiake (dado grupi).
Per sa ore ne dite me nevojitet nje kujdestare?
Nese ju keni nje pune e cila eshte me kohe te plote (full time) ju nevojitet nje kujdestare me kohe te plote. Nese ju do te punoni me kohe te pjesshme atehere edhe ajo duhet te beje te njejten gje, pra te kujdeset per femijen tuaj me orar ose dite te kufizuara. Nese ju punoni edhe me “nderrime” atehere duhet te gjeni nje kujdestare e cila mundet qe te punoje jashte orarit te zakonshem. Para se te filloni te kerkoni kujdestaren e femijes tuaj ju duhet t’i keni idete e qarta se cfare jeni duke kerkuar, pasi ne pergjithesi personi qe kerkon pune ka nevoje te dije nga ju qe ne takimin e pare se cilat jane pergjegjesite e tij dhe ne cfare harku kohor duhet te kryhen.
Po nese e dergoj femijen tim ne nje cerdhe shteterore?
Shteti yne ka vendosur ne dispozicion te familjeve me femije institucione te pershtatshme per mosha te ndryshme. Cerdhet dhe kopshtet jane institucione kujdesi me fokus grupmoshen e femijeve 6 muaj deri ne 6 vjec. Ato veprojne ne emer te se drejtave dhe mireqenies se femijeve, duke siguruar shendetin fizik dhe mendor per edukimin dhe zhvillimin e pergjithshem, gjate tre viteve te para te jetes.
Tarifa e rregjistrimit te femijeve ne cerdhe dhe kopshte eshte zero, por e ushqimit jo. Tarifat jane menduar te jene te perballueshme edhe nga familjet me ekonomi te dobet, duke bere edhe zbritje 50-100% per nje kategori te caktuar familjesh (familjet me veshtiresi ekonomike, familjet qe kane femije me aftesi te kufizuara, familjet qe kane nenen si kryefamiljare etj).
Cfare program mesimi dhe loje i nevojitet femijes tim?
Nje aspekt tjeter i rendesishem jane njohurite qe duhet te marre femija nga kujdestarja apo insitucioni i kujdesit. Ju duhet te merrni parasysh referencat qe paraqet kujdestarja nga ana e mesimdhenies, ndersa nese kerkoni nje cerdhe apo kopesht duhet te kerkoni programin mesimor. Nuk eshte e rendesishme vetem qe femija te mos jete vetem gjate kohes qe ju nuk ndodheni ne shtepi, por edhe se cfare benefitesh i sjell ajo kujdestare zhvillimit te tij.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Festat zyrtare 2020

Cilat janë festat zyrtare për vitin 2020? Duke përfshirë ditët pushim për festën e Vitit të Ri, ditët e festave fetare, por edhe ditët e tjera kombëtare të shënuara pushim...

Mos përdorni smartfonin gjatë pushimit...

Nëse gjatë pushimit në punë ju jeni një nga ata njerëzit që menjëherë vendosin dorën tek smartfoni, duhet ta dini se kjo nuk është një ide e mirë. Përdorimi i...

Puna e tepërt rrit rrezikun...

Për të zbuluar lidhjen e rrezikshme midis punës dhe goditjes në tru është një studim i Universitetit Angers në Institutin Kombëtar Francez të Shëndetit dhe Kërkimit Mjekësor, i cili tregoi...

A ju bullon shefi në...

Një studim i ri i Universitetit Shtetëror Portland ka zbuluar se siguria për punonjësit mund të komprometohet kur trajtohet në mënyra që dobësojnë lidhjet e tij brenda një grupi pune....

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X