Faleminderit zonjë! Turp per ju “zotëri”! Ju te tjerët vendosjani vetë titullin

0 0

Ishte ora 6 e mëngjesit të ditës së premte dhe në stacionin e autobusave ndërqytetas kishte shumë qytetarë që udhëtonin për të kaluar fundjavën në një destinacion tjetër.

Mes tyre ishte edhe një grua me një fëmijë rreth të 12, e cila po kthehej në vendin ku banon, pasi kishte qenë në spital në Tiranë për një trajtim më të specializuar për të birin.

Teksa afroheshin për tu ulur, vura re se i biri kishte vështirësi në të ecur. Mendova se me siguri kishte pësuar ndonjë dëmtim në këmbë dhe kjo kishte qenë arsyeja përse kishte ardhur në spital.

Ishte një djalë shumë i pashëm. Arrita t’i dalloja shumë qartë tiparet e tij të bukura fizike edhe pse ai po kalonte vetëm në ulëset e para të autobusit, sepse ecte shumë ngadalë dhe i duhej shumë kohë për të arritur deri në ulësen e katërt.

Nëna e tij dukej një grua fisnike, shumë e dashur, shumë e kudjesshme me të birin, por njëkohësisht edhe me pasagjerët e tjerë me merakun se mos po u prishte qetësinë.

Duke qenë se djalit të saj gati 12- vjeçar iu desh shumë kohë për t’u ulur, radha pas saj u bë e gjatë, ndërkohë që ajo nuk po mundej të gjente dy stola ngjitur të lirë. Unë isha ulur vetëm dhe kur e pashë që të vetmet vende të lira për të ishin nga fundi, u ngrita menjëherë që të mos mundohej të përshkonte të gjithë korridorin e autobusit.

Me shumë mirënjohje më shprehu falënderimet, por fjalën ia preu në mes një zë mashkullor që i thoshte: U bëre shumë e bezdisur tani!

Ishte një burrë, që nuk e di nëse mund të quhet i tillë, i cili nuk priste dot sa të akomodohej nëna me fëmijën e sëmurë, për t’u ulur.

“Ti e shikon çfarë fëmije kam unë”, – iu përgjigj ajo me gjysmë zëri, me qëllimin më madhor që një njeri mund të synojë gjithmonë dhe aq më shumë në momente të tilla, pra që të ndihet thjesht dhe vetëm i kuptuar.

Mendova se e kishte fjalën për problemin e të birit me këmbët. Por sapo nisi udhëtimi dhe gjatë rrugës shikonim makina, ndërtesa, kalimtarë, pemë apo edhe rrjedhën gjarpërushetë lumit, që tërhiqnin vëmendjen e fëmijës, vura re një reagim prej tij, që mundohej shumë të shprehej me fjalë, por e kishte të pamundur.

Ai kishte probleme të zhvillimit, pasi nuk ishte në gjendje të thoshte asnjë fjalë. Lëshonte vetëm britma. U ndjeva shumë keq për të. Dukej që kishte një botë të brendshme shumë të pasur, sepse reagonte ndaj gjithçkaje që i tërhiqte vëmendjen, por nuk nxirrte dot asnjë fjalë, vetëm britma.

E ëma e shikonte, i përgjigjej, sikur ta kishte kuptuar mesazhin e tij, ndërsa kishte nga ata kalimtarë që iu “prishej” dremitja nga një pasthirrrmë e vogëlushit dhe nuk ngurronin ta shprehin këtë përmes gulçimeve, mimikave diskriminuese gati tallëse.

Por nëna heroinë e vogëlushit qëndronte e patundur në pozitivitetin e saj. Kërkonte falje për çdo shqetësim që shkaktonte padashur i biri, ndërsa atij i falte shumë dashuri.

Lexo edhe: “Nuk ke c’e do Glorian se eshte down”, fjalet e nje nene dretjuar te birit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X