Faleminderit mësueses së parë të djalit tim, që sot nuk jeton më!

0 0

Isha shumë e shqetësuar për ta lënë djalin tim të vogël gjatë javës së tij të parë të shkollës, por ti e bëre më të lehtë. Ti i buzëqeshe siç i buzëqesh nëna fëmijës. Ti rrezatoje ngrohtësi dhe përqafimet e tua nuk mungonin kurrë.

Pas një dite të kaluar në klasë me ty, djali vinte në shtëpi duke kënduar. Sa herë që dëgjoj tim bir të këndojë, në mendje më vjen ti.

Nuk ta thashë në atë kohë, por aq shumë e doja këngën tuaj të mëngjesit, saqë e zbatova në klasën time (edhe unë jam mësuese). Herën e parë që e kënduam pasi të humbëm ishte e vështirë, por, me kalimin e kohës, unë ngushëllohem me faktin se edhe pse nuk je këtu, puna jote vazhdon t’i bëjë fëmijët të lumtur.

Kur pe që isha e shqetësuar, më përqafove me buzëqeshjen tënde dhe e dija që gjithçka do të ishte në rregull. Në ditët kur unë isha e mbingarkuar nga jeta, ti më ndaloje për të më përshëndetur. Ti kujdeseshe për ne prindërit po aq sa për fëmijët tanë.

Krijimtaria jote ishte frymëzuese. Unë kurrë nuk do t’i harroj fytyrat e fëmijëve kur ti e zbukuroje aq shumë klasën sa e transofrmoje.

Në kohën e shkurtër që të njoha, ju më mësove se çfarë lloj mësuese dua të jem.

Ti  kurrë s’më je dukur e fiksuar nga mali i dokumenteve ose ekuilibri i pamundur punë-jetë që vjen me rolin. Përkundrazi, ti dukeshe se përqafoje çdo minutë.

Nuk mund ta kuptoj pse ike nga ne. T’ja thoja djalit tim ishte një nga gjërat më të vështira që duhet të bëja. Nuk jam e sigurt se ai e kupton plotësisht, por ai më tha se të donte dhe ka pyetur nëse “fuqitë e tua robotike” do të funksiononin në parajsë. Shpresoj që gjithçka që i ke mësuar për Zotin dhe fenë është e vërtetë dhe se do t’i shkëlqesh nga qielli dhe do ta udhëzosh gjithmonë.

Një mik më tha një herë pendët e bardha janë engjëj që na tregojnë se të dashurit në parajsë janë mirë.

Do të doja t’i kisha thënë të gjitha këto kur ishe me ne. Shpresoj ta kesh ditur sa magjike ishe, i solle lumturi kujtdo që të njohu. Mirupafshim, e dashur mike.

Lexo edhe: Gjesti i mësueses ditën e parë të shkollës/ FOTO






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X