Faktori Rh ( Rhezus ) ne shtatezani

0 0

Bëhët fjalë për një grup molekulash që mund të jenë të pranishme në sipërfaqen e qelizave të kuqe të gjakut. Ashtu si dhe grupi i gjakut ABO, edhe faktori Rh përfaqëson një sistem më vete gjaku, i cili e ka marrë emrin nga majmuni i quajtur “Macaus rhesus”.
Përsa i përket faktorit Rh, e gjejmë në dy forma: Rh pozitiv ( nëse faktori është i pranishëm ) dhe Rh negativ ( nëse faktori mungon ). Midis shumë molekulave të cilat përcaktojnë faktorin Rh, ajo e quajtur antigjeni-D konsiderohet si më e rëndësishmja. Rreth 15% e grave kanë faktor Rh negativ.
Përse është e rëndësishme të dimë grupin Rh?
Kjo është e rëndësishme sepse nëse një grua ka faktor Rh negativ dhe burri Rh pozitiv, gjatë shtatëzanisë mund të hasen probleme përsa i përket mospërputhjes së faktorit Rh ndërmjet nënës dhe fetusit ( nëse ai ka Rh pozitiv ). Kjo nënkupton që në momentin që gjaku i nënës hyn në kontakt me gjakun e fetusit, nëna fillon të prodhojë antikorpe të cilat luftojnë qelizat e kuqe të gjakut me Rh pozitiv të fëmijës. Kjo gjendje mund të provokojë të ashtuquajturën “sëmundje emolitike fetale-neonatale”, e cila është shumë e rrezikshme për fëmijën, por mbi të gjitha për shtatëzanitë e ardhshme.
Deri në vitet ’70 kjo sëmundje ishte shkaktare e rreth 1% së vdekjeve fetale. Më pas falë injektimit së antigjenit-D , numri i rasteve fatale ka erdhur duke u ulur ndjeshëm ( 4 raste për 10.000 shtatëzani ).
Rreziku i imunizimit
Për shkak se nëna me faktor Rh negativ fillon të prodhojë antikorpe anti-Rh, në momentin që hyn në kontakt me faktorin Rh të fëmijës , ajo lufton qelizat e kuqe të gjakut të fëmijës. Në më të shumtën e rasteve ky kontakt ndodh në momentin e lindjes, dhe për këtë arsye nuk shfaqet ndonjë problem për fetusin.
Por, nëna tashmë ka krijuar imunitet dhe do të shfaqen rreziqe për shtatëzanitë e ardhshme, gjithmonë nëse fetusi do të ketë faktorin Rh në gjak. Në këtë rast antikorpet anti-Rh të cilët tashmë do të jenë të pranishëm në trupin e nënës, do të depërtojnë nëpërmjet plaçentës, duke “sulmuar” qelizat e kuqe të gjakut të fëmijës. Ky rrezik do të zhduket vetëm nëse nëna, me anën e injektimit, ka marrë antigjenin-D.
Ndonjëherë, imunizimi mund të ndodhë edhe para lindjes, kryesisht nëse ka ndodhur një abort spontan ose ka pasur rrezik për një abort të mundshëm, është bërë një analizë amniocenteze, ka qënë e formuar një shtatëzani jashte mitre, ka pasur një traumë abdominale.
Kur fetusi mund të jetë me faktor Rh pozitiv?
Që të kemi prezencën e faktorit Rh pozitiv tek fetusi duhet që babai ta ketë këtë gjithashtu. Por, nuk është e thënë që nëse babai është me faktor Rh pozitiv, të jetë edhe fëmija.
Në këto raste mund të krijohen dy situata:
– Nëse babai është homozigotë për faktorin Rh, fetusi do të ketë në mënyrë të sigurt Rh pozitiv.
– Nëse babai është heterozigotë për faktorin Rh, ekziston mundësia me rreth 50% që fetusi të ketë faktor Rh pozitiv, dhe 50% për faktor Rh negativ.
Çfarë duhet të bëjmë nëse nëna ka faktor Rh negativ dhe babai faktor Rh pozitiv?
Në këtë rast, nëna duhet të bëjë çdo muaj testin Coombs, i cili bëhet me anën e një analize gjaku. Ky test verifikon nëse gruaja shtatëzanë ka prodhuar antikorpet anti-Rh pozitiv.
Nëse testi rezulton negativ, bëhet injektimi i antigjenit-D, kjo për të shmangur rrezikun e marrjes së sëmundjes, pasi imunizimi mund të ndodhë në çdo moment, edhe pas lindjes. Në të gjitha rastet injektimi ndodh brenda 72 orëve nga proçesi i imunizimit.
Nëse testi rezulton pozitiv dhe babai është homozigotë për faktorin Rh ( kuptohet me anën e një analize gjaku ), fëmija do të ketë me siguri Rh pozitiv dhe do të kemi të bëjmë më një rast që rrezikon për shfaqje të sëmundjes hemolitike.
Nëse babai është heterozigotë për faktorin Rh, fëmija mund të jetë me faktor negativ, gjë që shmang rrezikun e shfaqjes së sëmundjes tek fetusi.
Për të kuptuar grupin e gjakut të fetusit duhet të bëhet një analizë e lengut amniotik.
Çfarë ndodh nëse nëna është imune dhe fëmija ka faktor Rh pozitiv?
Në raste të tilla shtatëzania duhet të ndiqet me shumë kujdes nga mjeku, duke bërë vazhdimisht kontrollin e fetusit, për zhvillimin e një anemie të mundshme. Nëse niveli i anemise së fetusit është shqetësuese dhe shtatëzania është mbi 30 javëshe, fëmija stimulohet për të dalë. Nëse shtatëzania është më e vogël se 30 javë, vazhdohet me transfuzionet intrauterine ( brenda mitrës ), të cilat në përgjithësi bëhen në kordonin ombelikal, deri në momentin e lindjes.

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X