Është vetëm pesë muajshe, ka vizituar 50 shtete

Evelyn Rose eshte vetem 5 muajshe dhe ka udhetuar ne 50 shtete te botes.




0 0

Evelyn Rose ka parë dhe përjetuar më shumë në një hapësirë kohore prej tre muajsh se shumica prej nesh do të shohë në një jetë të tërë. Vajza ka qenë në udhëtime që nga mosha dy muajshe, e shoqëruar nga prindërit e saj, Ryan dhe Jenna Woods. Familja me tre fëmijë po ndan udhëtimin e Evelyn në internet, dhe që nga kjo javë, vajza 5 muajshe mund të thotë zyrtarisht sapo të fillojë të flasë, që ka qenë në të 50 shtetet e SHBA.

Ryan dhe Jenna kanë qenë së bashku për 17 vjet. Kur u shtua edhe Evelyn Rose në familjen e tyre, ata ishin të vendosur për të mbajtur gjallë frymën e tyre aventureske. “E lëmë apartamentin tonë të lartë me pamje nga qyteti për një rulotë që na dha motivimin e nevojshëm për të bërë udhëtimin”, shpjegojnë ata në faqen e tyre të internetit. “Evelyn ka lindur më 26 janar 2019, dhe kemi nisur udhëtimin tonë kur ajo ishte vetëm dy muajsh!”

Në 4 muaj dhe 26 ditë, vajza e vogël shënoi destinacionin përfundimtar në listën e saj: Alaska.

“Ky udhëtim na ka mësuar se jeta nuk ka për qëllim të jetë e lehtë, është për t’u jetuar. E vërteta është se kjo aventurë e tërë nuk ishte për Evelyn; ne jemi shumë të vetëdijshëm se ajo nuk do të kujtohet. Por kemi disa video familjare argëtuese për të që të shikojë me ne kur të rritet. Krijimi i kujtimeve së bashku është dhurata më e mirë që mund ta paramendojmë t’i asaj kur të jetë mjaft e rritur për të kuptuar”, shkruajnë prindërit në Instagram.

Çifti filloi një mision për të vizituar çdo shtet në SHBA para se vajza e tyre të bënte një vjeçe.

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Zënkat mes fëmijëve, ta mësojmë...

Zënkat mes fëmijëve janë normale e të pranueshme, edhe nëse mund të kalojnë në ndonjë shuplakë apo tërheqje flokësh. Megjithatë, situata fillon të bëhet shqetësuese, kur një fëmijë duke shfaqur...

Britani, fëmijët lejohen të luajnë...

Fëmijët e moshës fillore në Britani po humbin lirinë për të luajtur në mënyrë të pavarur dhe zakonisht nuk lejohen të luajnë jashtë pa mbikqyrje deri në dy vjet më...

Çfarë është hipersksualizmi i fëmijëve...

Kur vjen fjala tek seksualiteti dhe edukimi seksual i fëmijëve, shumë prindër apo kujdestarë stepen t'u japin infromacionin e duhur atyre. Por, nga ana tjetër në mënyrë të pavetëdisjhme apo...

Coronavirusi në sytë e fëmijëve,...

CORONAVIRUSI NË SYTË E FËMIJËVE  -Përrallëza jonë- (E përshtatshme për moshën 2-6 vjeç, të cilët bëjnë pothuajse gjithë ditën pyetje, për t’u njohur me këtë “personazh” të ri në jetën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X