Është vetëm 2 vjeçe, njihuni me Sorennën blogeren e modës

0 0

Rrjetet sociale zënë një hapësirë të konsiderueshme të kohës sonë dhe në periudhën kur jetojmë është e pashmangshme që sa zgjohemi në mëngjes të mos kontrollojmë të rejat e fundit online, e për të vazhduar më tej gjatë gjithë ditës. Me gjithë lehtësirat që na kanë krijuar në jetën tonë të përditshme, me morinë e shërbimeve dhe informacionit, dashur pa dashur edhe na ngarkojnë e mund të na shkaktojnë stres.

Por, ku ka më bukur se pas kontrollit të emaileve të punës, mesazheve me kolegët, me çerdhen e fëmijës, kopshtin, mësuesit, detyrat, ndarjen e punëve me bashkëshortin etj, të shohim pamje çlodhëse për sytë e shpirtin.

E ku ka më bukur se fëmijët e vegjël, ata që kanë energji ëngjëjsh?

I tillë është edhe profili i vogëlushes Sorenna Dreni, të cilën mjafton ta shohësh si pozon në foto për t’u mbushur me energji pozitive.

Jo vetëm kaq, por tashmë ajo ka marrë edhe frutet e para duke e kthyer në burim të mirë kontaktesh e të ardhurash.

Nëna e saj tregon si ka lindur ky rrugëtim kaq i bukur:

“Sorenna është vetëm 2 vjeçe!

Është fëmijë shumë aktive, e dashur, adhuron muzikën dhe kërcimin!

Që në ditën që ajo lindi, unë i bëja foto çdo ditë, duke i publikuar në rrjetet e mia sociale, kur ajo mbushi 6 muajshe mendova që ishte koha e duhur për t’i hapur një personal blog, kjo falë pasionit tim për botën e artit dhe modën!

Pashë që ajo po pëlqehej shumë dhe nuk zgjati shumë kur erdhi kërkesa e parë për bashkëpunim!

Sorenna po fitonte popullaritet goxha të lartë për një kohë të shkurtër!

Nuk mund të numëroj saktësisht numrin e bashkëpunimeve, por vërtet janë të shumta dhe nga e gjithë bota!

Kompanitë janë shumë të kënaqura me fotot që une ju realizoj, këtë e vërej pasi e shpërndajnë foton e Sorennës dhe kërkojnë bashkëpunime të dyta, treta e kështu me radhë!

Fotot ia realizoj kudo që të ndodhem, por më shumë jam tek “street style”

Ndonjëherë has vështirësi, për shkak të moshës së saj të vogël, por gjithsesi i gjej momentin kur ajo është në formë të mirë!

Ka dhe raste kur ajo merr vetë poza.

Këtë vit e kam dërguar në çerdhe dhe koha është tepër e kufizuar, por ja dal, pasi është një ëndërr që dua ta çoj deri në fund!

Nuk dua të mbetet në gjysmë!”

Ne i urojmë shumë suksese Sorennës dhe shpresojmë të vazhdojë të na mbushi me energji pozitive me pozat e saj të bukura.

Lexo edhe: Fëmija model/blogger/ influencer në rrjetet sociale? Flet psikologia Lorela Garuli






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X