Eshte vertetuar: nese nena dhe babai grinden, femija nuk fle i qete!

0 0

Është shumë e rëndësishme që oraret e fëmijës të respektohen në mënyrë shumë të rreptë gjatë çdo dite. Por përveç kësaj është shumë e rëndësishme edhe marrëdhënia e prindërve. E dini se çfarë thonë studiuesit në lidhje me këtë?

Prindërit nuk duhet të debatojnë në prani të fëmijëve!

Një tjetër faktor që ndikon negativisht në cilësinë e gjumit të fëmijës është edhe debate që mund të zhvillohet në prani të tyre midis prindërve, kjo pasi sipas një studimi të botuar në revistën “Child development”, tek fëmija krijohen një sërë shqetësimesh. Sipas studimit të kryer në 350 familje me fëmijë deri në moshën  3-mujore, është nxjerrë përfundimi se tashmë nuk ekziston asnjë dyshim në lidhje me problemet që krijon marrëdhënia e keqe dhe e paqëndrueshme e prindërve tek fëmija. Vështirësi më të mëdha përjetojnë fëmijët në moshën 9-të mujore si edhe 18-të mujore, të cilët mund të shfaqin vështirësi edhe për të rënë në gjumë.

Ata bëjnë thirrje!

Prindër! Ndërgjegjësohuni në lidhje me atë çfarë i shkakton fëmijës marrëdhënia jo e mirë midis jush, edhe nëse mosha e tij është shumë e vogël. Një gjumë jo i mirë nuk duhet të nënvlerësohet, kjo pasi ai mund të ndikojë negativisht në të mësuarit e fëmijës në të ardhmen, pa harruar edhe shfaqjen e problemeve në sjellje si edhe shpërqëndrim. Për këtë arsye duhet të përpiqeni të kontrolloni inatin tuaj duke evituar debatet në prani të fëmijës. Këtë mund ta bëni në momentin që fëmija fle apo nuk ndodhet në shtëpi.

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X