Endometrioza, tete keshilla per te jetuar me mire

0 0

Endometrioza është një shqetësim që i referohet rritjes së indeve jashtë uterusit. Në një gjendje normale këto inde duhet të vishnin të gjithë këtë zonë. Kjo mund të shkaktojë dhimbje kronike si edhe shqetësime psikologjike, si për shembull ankthin dhe depresionin.

Ekzistojnë megjithatë disa strategji që do t’ju bënin të jetonit më mirë

  • Mos e nën vlerësoni dhimbjen që ndieni. Ajo mund e shpeshtë dhe e ngjashme me atë të menstruacioneve. Njohja e saj dhe trajtimi është hapi i hapë për të përballuar endometriozën.
  • Bëni një vizitë tek mjeku. Ai duhet të vlerësojë simptomat dhe të bëjë diagnostikimin.
  • Duhet të kërkoni një qendër të specializuar në lidhje me trajtimin e këtij problemi. Sidomos nëse kërkohet ndërhyrja kirurgjikale.
  • Duhet të kuptoni si zhvillohet dhe funsionon sëmundja juaj. Kjo është një patologji kronike dhe duhet të ketë edhe një terapi të vazhdueshme. Duhet të pranoni se medikamentet që do të merrni do të vazhdohen për një kohë të gjatë nëse kërkoni një shtatzani. Nëse ju do të pranoni se trajtimi do të vazhdojë për një kohë të gjatë do të ndiheni më mirë, krahasuar me idetë rreth rezultateve të shpejta.
  • Bëni ato veprime që ju bëjnë të ndiheni më mirë. Jo të gjitha gratë ndjekin të njëjtat metoda. Për një grua mund të jetë efektive joga, për një tjetër psikoterapia etj. Pra ju duhet të zgjidhni atë që ju përshtatet.
  • Kujdesuni për ushqimin. Duhet të merrni sa më shumë: prodhime qumështi, mish, karbohidrate, fruta dhe perime, bishtajore, peshk, vaj ulliri. eleminoni ushqimet me bazë soje.
  • Nëse keni dhimbje gjatë aktit seksual duhet të flisni me mjekun. Ai mund t’ju ndihmojë të lehtësohen dhimbjet.
  • Kërkoni mbështetjen nga partneri juaj. Ai duhet t’ju mbështesë në aspektin psikologjik dhe t’ju kuptojë në atë seksual. Duhet të gjeni pozicionet që janë më pak të dhimbshme për ju.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X