Endometrioza shkakton infertilitet, ja si të rrisni shanset për fëmijë

0 0

Endometrioza është një sëmundje delikate që, ndër të tjera, gjithashtu mund të rrezikojë pjellorinë. Por gratë që vuajnë prej saj nuk duhet domosdoshmërisht të heqin dorë nga ëndrra për t’u bërë nëna. Duke përdorur fekondimin e asistuar dhe vitrifikimin e vezëve, shanset për të pasur një fëmijë rriten, veçanërisht nëse jeni në moshë të re.

Për çfarë bëhet fjalë

Kujtojmë që endometrioza është një sëmundje femërore që konsiston në rritjen ose implantimin e qelizave të ngjashme me ato që përbëjnë endometriumin (mukozën që vesh zgavrën e mitrës brenda) jashtë mitrës. Në shumicën e rasteve, qelizat rriten në bark, duke u lokalizuar në tuba (organe me funksion riprodhues), në vezore ose në zorrë. Vetëm rrallë mund të rriten në organe larg mitrës. Shkaqet nuk dihen ende plotësisht.

Mund të shkaktojë infertilitet

Simptoma më karakteristike e endometriozës është dhimbja. Përveç kësaj, mund të shfaqet një ndjenjë e zgjatur e lodhjes dhe problemeve menstruale (të tilla si perioda të parregullta dhe dhimbje para menstruale). Kjo sëmundje mund të ketë pasoja të ndryshme, përfshirë edhe infertilitetin. Në fakt, ajo mund të zvogëlojë numrin e oociteve, si dhe cilësinë dhe mbijetesën e tyre. Jo vetëm kaq. Qelizat endometriale ose inflamacioni që rezulton për pasojë, mund të pengojnë takimin midis vezës dhe spermës dhe implantimin e embrionit. Pa harruar se kjo patologji favorizon gjithashtu prodhimin e disa hormoneve dhe substancave që e bëjnë konceptimin më të vështirë.

Ndihma e fekondimit të asistuar

Gratë me endometriozë nuk kanë pse të heqin dorë nga ëndrra për të pasur një fëmijë. Një nga mënyrat e mundshme është përdorimi i vitrifikimit të oociteve. Idealja është ta ndërmerrni atë sa më shpejt të jetë e mundur: sa më shpejt të ruhen vezët, në fakt, aq më të mëdha janë shanset për sukses. “Në përgjithësi, është jashtëzakonisht e rëndësishme që gratë e reja, dhe jo vetëm, të informohen më mirë për ndikimin që disa patologji dhe zakone të jetës mund të kenë mbi pjellorinë. Ende flitet shumë pak për parandalimin e infertilitetit dhe ruajtjen e saj “shpjegon Dr. Daniela Galliano, mjeke, kirurge, gjinekologe, drejtore e qendrës IVI të Romës.

Rreth endometriozës

Në shumë raste, diagnoza e endometriozës është e vonë. Simptomat shpesh i atribuohen sëmundjeve të tjera. Jo rrallë, infertiliteti dhe vështirësia për të pasur fëmijë shkaktojnë alarm.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X