Emocionuese, nëna kërkon të ndiejë aromën e fëmijës përmes telefonit

0 0

 

Nuk ka asnjë gjë si aroma e një fëmije. Aroma e kokës, gushes, trupit të fëmijës suaj është dehëse si asgjë tjetër.

Shkencëtarët vlerësojnë se ka rreth 150 kimikate të pranishme në aromën e trupit të foshnjës, dhe ndërkohë, edhe pse ata ende nuk e kanë identifikuar saktësisht se cfarë e bën atë erë aq të mirë për nënat, ne e dimë se asnjë aromë apo kimikat  nuk mund të përcillet përmes telefonit.

Ky është një lajm i keq për Hilary Duffin, sepse “fatkeqësisht” kjo nënë e di se kur ndodhesh larg nga fëmija, nuk mund të kesh luksin apo kënaqësinë për ta shijuar këtë aromë.


“A keni provuar ndonjëherë të nuhasni erën e fëmijës suaj nëpërmjet telefonit?” thotë ajo me shaka në një postim të fundit në Instagram.

Atë e kishte marë malli shumë për aromën e së bijës dhe e kishte bërë postimin me shaka, megjithatë fjalët e saj ndoshta nuk janë shumë larg së vërtetës. Ajo vërtet do të kishte dashur t’i merrte erë së bijës nga telefoni.

Shkenca tregon se aroma e një fëmije ka efekt qetësues, kështu që ka kuptim që nënat mund të ndihen të lidhura apo pak të “varura” nga kjo erë. Seriozisht, studimet sugjerojnë se aroma e kokës së foshnjës ndikon trurin tonë në mënyrë të ngjashme me medikamentet që përdoren për trajtimin e sëmundjeve mendore.

Ndërsa gratë nuhatin aromën, studiuesit studionin trurin e tyre me një aparat magnetik. Imazhet treguan se aroma e bebit ndikoi në trurin e nënës në mënyrë të ngjashme me disa ilaçe.

Do të ishte e mrekullueshme nëse ata mund të kuptonin gjithashtu një mënyrë për ta transmetuar atë nëpërmjet telefonit. 🙂 😛

Lexo edhe: Perse bebet kane nje arome aq te mire?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X