Një bebe mundet që në moshë të vogël të zhvillojë emocione të ndryshme, dhe për këtë arsye duhet ta ndihmoni t’i shprehë. Cilat janë emocionet e një bebe të vogël?
- Gëzimi
Zakonisht fëmija është tepër i lumtur pasi është ushqyer. Të qeshurat me zë do të fillojnë nga muaji 5-6, e cila kryhet me vetëdijen e fëmijës.
- Surprizimi
Shprehia e të qënit i surprizuar mund të vihet re edhe ndërsa fëmija është brenda barkut të nënës. Reagimet do të fillojnë të shprehen nga muaji i 5 pasi fëmija ka ardhur në jetë.
- Inati
Ky emocion shfaqet rreth muajit të 4, dhe manifestohet duke hapur sytë, tendosur muskujt, të qarë të egër, mbyllje të syve dhe hapjes së gojës. Rreth muajit të 8 inati bëhet edhe më i egër.
- Interesi
Fëmija do të hapë sytë dhe do të ndjekë me kuriozitet. Duke filluar nga java e parë pas lindjes fëmija shfaq kuriozitet për botën që e rrethon.
- Trishtimi
Të porsalindurit shfaqin shenja trishtimi, kryesisht nëse ndihen të frustruar. Ata fillojnë ta shfaqin edhe më shumë këtë trishtim duke filluar nga muaji i 2. Nga muaji i 8 fëmija e kupton edhe trishtimin e nënës dhe vepron për ta qetësuar atë.
Shprehet me të qarë e cila bëhet edhe më e theksuar me rritjen e tensionit. Fëmija, duke filluar nga muajt e parë të jetës i kthen shpinën asaj çfarë e tremb. Nga muaji 8-9 fëmija fillon të shfaqë ankth ndaj të panjohurve. Tregohuni të kujdesshëm ndaj frikës dhe mos e konsideroni si kapriçio.
Lexoni edhe: Femijet behen altruiste nese mesojne te degjojne emocionet e te tjereve
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu