Emocionet e bebes ndersa eshte duke ardhur ne jete, hap pas hapi…

0 0

Deri pak kohë më parë, mendohej se fëmija nuk ndiente asgjë ndërsa ishte duke ardhur në jetë, por sot e dimë që nuk është saktësisht kështu. Në të vërtetë bebet kanë ndjeshmëri, inteligjencë dhe eksperiencë, e fituar kryesisht gjatë 6 muajve të fundit të shtatzanisë. Këto karakteristika të rëndësishme do ta bëjnë atë të përshtatet më me lehtësi me ndryshimet e jetës që do të gjejë jashtë barkut të nënës.
David Chamberlain është psikologu që është interesuar në lidhje me ndjenjat që bebet provojnë sidomos gjatë lindjes. Ai në fakt është specializuar në lidhje me psikologjinë para dhe pas lindjes.
Cilat janë ndjesitë që përjeton bebi në momentin që është duke ardhur në jetë?
Ndërsa tapa mukoide ka plasur, ai do të jetë më shumë në gjendje të ndiejë zhurmat që vijnë nga jashtë dhe kjo do të zgjojë kuriozitetin e tij. Në këtë moment ai është tepër vigjilent dhe gati-gati mund të themi se dëgjon i përqëndruar dhe në disa raste edhe pa lëvizur. Ai e kupton që është momenti që do të dalë jashtë dhe do të kërkojë daljen. Në momentin që do të përjetoni një kontraksion ai do të ketë një ulje të nivelit të oksigjenit si edhe rritje të frekuencës kardiake. Gjithçka kthehet në normalitet në momentin që kontraksioni përfundon. Në momentin që ju jeni duke u zgjeruar deri në 10 cm dhe kontraksionet janë të forta, tek fëmija çdo kontraksion mund të çlirojë katekolaminën, hormonin e stresit. Kjo bën të mundur që tek fëmija të pompohet më tepër gjak në zonat që kanë më tepër oksigjen, pra në mushkëri dhe tru. Në këtë moment ju do të jeni hapur plotësisht dhe do të gjeni forcën të shtyni pas çdo kontraksioni edhe pse do të ndieni ankth dhe frikë. Në këtë moment fëmija kalon në kanalin e lindjes, del në fillim koka, shpatulla… dhe lindi!
Qetësohuni, mbështeteni në gjoks dhe përqafoheni. Ai do të ndiejë aromën tuaj dhe zërin, do të ndiejë paqe dhe sigurinë që kishte brenda barkut të nënës.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X