Modelja shqiptare e njohur në gjithë botën. Emina Cunmulaj është në pritje të fëmijës së saj. Lajmin e ka bërë publik ajo vetë, përmes një postimi në Instagram, ku ka postuar një foto me dy vajzat e saj. Të trija janë me rroba banje dhe ndërkohë Eminës i duket barku i rrumbullakosur.
Njëkohësisht me lajmin e shatztanisë, modelja ka zbuluar edhe gjininë e bebit.
“Një djalë i vogël është rrugës dhe ne jemi të gjithë shumë të emocionuar”, -ka shkruar ajo, ndërsa në rrobat saj dhe të vajzave, janë shkruar frazat që formojnë fjalinë: “Mezi presim të takojmë vëllain tonë të vogël”.
Vajzat e Eminës janë përkatësisht 5 dhe 3 vjeçe.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu