Ëmbëlsuesit e pijeve të rrezikshëm për shëndetin

0 0

 

Ëmbëlsuesit me kalori të ulët mund të përkeqësojnë sheqerin në gjak dhe balancën e florës intestinale. Kjo mbështetet nga një grup studiuesish në Universitetin e Adelaide, në bashkëpunim me Institutin e Kërkimeve Shëndetësore dhe Mjekësore të Australisë Jugore pas një studimi prej 29 individësh.

Hulumtimi, zbuloi se konsumimi i ëmbëlsuesve të ulët në kalori mund të zvogëlojë bakteret e dobishme të zorrëve dhe rregullimin e glukozës në gjak, duke rritur rrezikun e diabetit.

Studimi

Personat e regjistruar në studim ishin të shëndetshëm (jo diabetikë) me një moshë mesatare prej 30 vjeç. Ata janë ndarë në dy grupe dhe një pjesë duhej të merrte një kombinim të ëmbëlsuesve sukraloz 92 mg dhe 52 mg acesulfam-k, ekuivalente me sasinë e marrë me rreth 1.5 litra pije në ditë.

 Në fund të eksperimentit u konstatua se:

  1. Dy javë dietë me ëmbëlsues janë të mjaftueshme për të shkaktuar një rritje klinikisht të rëndësishme në mënyrën se si trupi reagon ndaj konsumit të glukozës. Mbetet për t’u parë nëse mosbalancimi i baktereve të zorrëve, i quajtur dysbiosis i zorrëve, gjithashtu kontribuon në anomalitë e vërejtura në nivelet e glukozës në gjak, siç është vërejtur tashmë te minjtë;
  1. Grupi që mori ëmbëlsues tregoi një ndryshim më të madh të llojeve të baktereve të pranishme në feçe, një reduktim i mikroorganizmave të dobishme.

Lexo edhe: Me pak pije me sheqer, me pak te rrezikuar nga obeziteti






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X