Elementi i të mirës dhe të keqes në përrallat e fëmijëve, nga psikologia Lorela Garuli

0 0

Përrallat janë ndër elementet kryesore përmes të cilave rritet një fëmijë. Që të vegjël, prindërit u lexojnë atyre libra që përshtaten me moshën e tyre dhe gjithë fëmijëria është e mbushur me personazhe përrallash. Këta të fundit, janë gjithmonë të paraqitur bardhezi, ose shumë të mirë, ose shumë të këqinj. Si ndikon kjo gjë tek fëmijët dhe te rritja e tyre?

Shpjegimi i psikologes Lorela Garuli

Përralla e cila flet me fantazinë, pra me gjuhën e fëmijës, i tregon atij se kontradiktat e brendshme që ai mund të ketë por si shpreh dot, nuk qenkan vetëm të tijat individuale, por qenkan problematika më të gjera dhe të përgjithshme. Duke gjetur zgjidhje për dinamikat e brendshme psikologjike nëpërmjet përrallave, fëmija kupton një gjë shumë të rëdësishme dhe ngushëlluese për rritjen e tij të shëndetshme psikologjike. Ai mëson se nuk është i vetëm në përjetimet e tij dhe në skutat e pavetëdijshme. Pikërisht ky ndërgjegjësim është një comfort emocional shumë i dobishëm.

Frika e paarsyeshme e disa prindërve që fëmijët me anë të fantazisë dhe elementëve përbërës të përrallës, do të krijojnë ide të pasakta mbi realitetin, është e pavend. Nuk mund të mendohet se fëmija do të krijojë “varësi” ndaj ngjarjeve dhe episodeve imagjinare dhe nuk do të dijë të përballet me realitetin. Fëmija rritet me anë të fantazisë dhe zhvillohet me anë të imagjinatës. Sipas këtij këndvështrimi, përralla i shërben pikërisht këtij qëllimi.

Përralla bën një lloj katarsisi të përjetimeve të brendshme të fëmijës. Nëse ajo do t’i mungonte jetës së fëmijës, mund të ndodhte që të shtypeshin instiktet dhe impulset e brendshme. Nëse fëmija do të kufizohej tërësisht nga kjo formë simbolike e të shprehurit, do të rrezikonte të represonte shumë dinamika të brendshme dhe rezultati nuk do të ishte aspak pozitiv për zhvillimin e tij. Nëse fëmija do të kufizohej nga shprehjet e pandërgjegjshme nëpërmjet tregimit të përrallave, ai thjesht do të privohej nga një burim i natyrshëm ndjesish, informacionesh dhe përvojash. Pra, “akuzat” ndaj përrallave si nxitëse të ankthit, frikës ndaj personazheve imagjinare dhe jorealiste, nuk janë të sakta dhe të bazuara mbi argumente që ecin paralel me parimet e zhvillimit të fëmijëve. Personazhet janë ose shumë të mirë ose shumë të këqinj; ose të bukur ose të shëmtuar; ose inteligjentë ose shumë mendjelehtë; ose shumë të varfër, ose shumë të pasur. Ekziston një polaritet dhe një ndarje ekstreme e drastike e të gjitha vecorive dhe karakteristikave të ngjarjeve dhe personazheve, por kjo ndodh sepse pikërisht kështu funksionon dhe mënyra e të menduarit të fëmijës. Fëmija në moshën që njihet dhe prezantohet me përrallat, nuk e ka ende të zhvilluar të menduarit abstrakt dhe deduktiv. Kështu që, në mënyrë që të kuptojë se cili është standardi moral dhe se cilat janë sjelljet socialisht të pranueshme, diferencat dhe ekstremet e ndihmojnë fëmijën që të pozicionohet më lehtë dhe të identifikohet me personazhin e mirë dhe heroin e përrallës.

Në nivel psikologjik, përrallat e ndihmojnë fëmijën të ulë ankthin, pasiguritë dhe frikërat. Fëmija në shumicën e rasteve do të identifikohet me personazhin kryesor, pra me heroin dhe protagonistin e historisë. Ky identifikim do ta ndihmojë fëmijën të kuptojë se ashtu si heroi i përrallës, edhe ai do të kalojë nëpër peripeci, sfida dhe vështirësi, të cilat janë të pashmangshme për ta bërë atë fitimtar. Kjo është analogjia që i tregon fëmijës se ashtu si heroi i përrallës edhe procesi i tij i rritjes dhe maturimit kalon nëpër stade e pengesa të ngjashme.

Të gjitha këto motive fëmija është në gjendje t’i kuptojë vetë, pa pasur nevojë për shpjegime dhe interpretime. Fëmijës nuk do t’i thuhet shprehimisht se procesi i tij i zhvillimit do të ndjekë një rrugëtim të caktuar, në fund të të cilit ai do të jetë më i rritur, më i mirë, më i ditur. Nuk ka nevojë që rrëfimi të përdoret në mënyrë kaq direkte, pasi qëllimi kryesor i përrallës është edukativ më shumë sesa didaktik.

Përralla kryen dhe një funksion terapeutik, për sa kohë që i mundëson fëmijës të projektojë cdo emocion dhe përderisa shërben si qetësim për konfliktet e brendshme. Nuk janë të panjohura rastet e studiuesve dhe të terapistëve (Paola Santagostino, Loiusa Duss) të cilët gjatë praktikës së tyre klinike e kanë përdorur përrallën si një teknikë të mirëfilltë terapeutike, jo vetëm për të marrë informacion në castin e vlerësimit, por edhe më tej në castin e ndërhyrjes dhe trajtimit. Kjo shpreh shumë qartë se përdorimi i imagjinatës dhe fantazisë gjen vend në kurimin e tensioneve psikologjike dhe afektive. Duke e përdorur përrallën si një mekanizëm dhe si një instrument projektiv, transferohen jashtë vetes ndodhitë dhe ngjarjet që përjeton pacienti. Në këtë mënyrë, simbolizmi i përrallave i ofron individit forma alternative të shprehjes, të lira, kreative, origjinale, individuale.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X