Elbthi tek bebet- simptomat, shkaqet, trajtimi

0 0

Prindërit duan të dinë gjithçka kur vjen fjala për shëndetin dhe sigurinë e fëmijës së tyre. Për këtë arsye nëse do të shihnit një elbth të vogël të skuqur në qepallat e të voglit tuaj, jemi të sigurt që do t’ju habiste. Kjo nuk duhet t’ju shqetësojë pasi mund të jetë thjesht një irritim i vogël dhe mund të trajtohet me mjetet që keni në shtëpi.

Një elbth është një gungë e vogël, e kuqe dhe e dhimbshme që mund të dalë në qepallën e poshtme apo të sipërme të syrit.

Pse shfaqen elbthat tek bebet?

Përgjithësisht kjo gungë e vogël zhduket vetë brenda një jave. Shkaku kryesor pse del elbthi është për shkak të infeksionit të gjendrave yndyrore që gjenden në qerpikët e syve.

Infeksioni zakonisht shkaktohet nga një bakter, dhe një nga format e zakonshme të këtij bakteri që e shkakton atë është Stafilokokus aureus. Një elbth nuk kërkon vëmendje të menjëhershme mjekësore; megjithatë, nëse vazhdon të qëndrojë në sy për më shumë se dy javë, ne rekomandojmë që të kërkoni për një këshillë profesionale mjekësore.

Elbthi mund të jetë i dhimbshëm për foshnjën tuaj, dhe përveç kësaj fëmija mund të acarohet pasi do t’i duket sikur ka një grimcë apo një objekt të huaj në sy.

Zakonisht këto elbtha largohen vetë brenda një jave pasi ato cahen vetë dhe yndyra e tepërt që është akumuluar rrjedh. Ajo që ju mund të bëni për fëmijën tuaj është t’i mbani sytë e tij të pastër.

Këtu janë disa hapa që do t’ju ndihmojnë të mbani një rutinë të mirë të kujdesit për sytë nëse fëmija ka elbth.

  1. Trajtimi me ujë të ngrohtë. Zhysni një peshqir të pastër në ujë të ngrohtë. Shtrydheni atë dhe vendoseni në sytë e feëmijës suaj. Përsëriteni disa herë këtë proces, pasi ai ndihmon që yndyra e mbledhur në gungë të rrjedhë normalisht. Sigurohni që uji të mos jetë i nxehtë.
  2. Lajeni me shampoo. Pastrojani sytë fëmijës suaj duke përdorur një leckë pambuku të zhytur në një enë ku keni holluar shampon. Shampoot për fëmijët janë të sigurta, pasi ato janë krijuar në atë mënyrë që të mos dëmtojnë sytë e fëmijës suaj. Ju gjithashtu mund të përdorni një sapun për pastrimin e syve që i gjeni nëpër farmaci.

Këto mënyra do t’ju ndihmojnë që të mbani sytë e foshnjës suaj të pastër në mënyrë që fëmija të ndihet më mirë. Sigurohuni që fëmija juaj të mos prekë sytë pasi mund të përhapë infeksionin dhe lajani duart sa më shpesh të jetë e mundur.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X