Ekzaminimet e tremujorit të parë, cilin test të zgjedhim? Kur dhe pse Nifty?

0 0

Shtatzania është një periudhë e bukur, plot emocione, pritje e gëzueshme dhe e mbushur me dashuri. “Mami” është emri më i bukur që mund të marrësh në jetën tënde. Si nënë, ti mëson për dimensionet e reja të jetës dhe gjithë bota jote ndryshon. Dhe tani, ndërsa kjo krijesë e vogël është ende në rritje në trupin tënd, ti e kupton sa e mrekullueshme është. Ne besojmë se si nënë shqetësohesh edhe nëse fëmija yt është në rregull, si po zhvillohet, dhe më e rëndësishmja: a është ai apo ajo e shëndetshme? Për t’i mbajtur larg këto shqetësime gjatë shtatzanisë, mund të zgjidhni një sërë ekzaminimesh: skanime me ultratinguj, skanim të translucencës nuhalee ose testin NIFTY. Por për shkak të kaq shumë alternativave, ju mund të ngatërroheni shpejt dhe të pyesni veten: “Cilin ekzaminim duhet të zgjedh?” Kjo është arsyeja pse ne kemi përgatitur këtë artikull në të cilin do të mësoni gjithçka në lidhje me testet e shqyrtimit të shtatzanisë në tremujorin e parë.

Tremujori i parë zgjat nga fillimi i shtatzanisë (dita e parë e periodave të fundit) deri në fund të javës së 13 të shtatzanisë. Gjatë kësaj kohe, një jetë e re fillon të zhvillohet: një qelizë e fekonduar zhvillohet në embrion që pozicionohet në murin e mitrës. Aty rritet dhe zhvillohet shumë shpejt; në javën e 9, ai quhet tashmë një fetus dhe është i gjatë midis 31 dhe 42 mm. Gjoksi i fetusit tashmë lëviz; sytë dhe veshët fillojnë të formojnë fytyrën. Përmes vibracioneve, ai tashmë po zbulon tingujt.

Deri në fund të tremujorit të parë, fetusi është shumë delikat, dhe gjasat e abortit janë më të larta. Gjatë kësaj periudhe, ju mund të kryeni shumicën e ekzaminimeve thelbësore të shtatzanisë. Nga ekzaminimi i parë dhe konfirmimi me ultratinguj i shtatzanisë deri te testet e gjakut, skanimi i translucencës nuhale dhe testet gjenetike – të gjitha ju tregojnë nëse fetusi po zhvillohet në mënyrë optimale.

Javët 8-12: Ekzaminimi i parë i shtatzanisë (konfirmimi i shtatzanisë me ultratinguj)

Në ekzaminimin e parë gjinekologjik mjeku zakonisht konfirmon shtatzaninë me ultratinguj vaginal, sepse fetusi është ende i vogël. Në javën e 8, për shembull, është sa madhësia e një fasuleje, me përmasa midis 14 dhe 20 milimetra, dhe rritet e zhvillohet me një ritëm të jashtëzakonshëm. Në javën e 12, tashmë është rreth 60 milimetra i gjatë, peshon midis 8 dhe 14 gramë dhe është zhvilluar praktikisht nga koka te këmbët. Flokët dhe thonjtë e tij fillojnë të rriten, dhe lëviz duart, gishtat në duar dhe këmbë.

Ju me siguri nuk do t’i shihni të gjitha këto në skanimin tuaj të parë. Një gjinekolog do t’ju tregojë nëse shtatzënia është në mitër apo ndoshta jashtë saj. Ju gjithashtu do të zbuloni nëse keni më shumë se një fëmijë në barkun tuaj. Gjinekologu gjithashtu mat madhësinë e fetusit dhe përcakton datën e lindjes. Nga java e 6, ne gjithashtu mund të dëgjojmë (dhe shohim) rrahjet e zemrës së fetusit.

Gjinekologu zakonisht informon gruan shtatzënë për testet shtesë në dispozicion nga java e 10 e shtatzanisë e më tutje. Kur bëhesh nënë, kujdesi dhe frika për mirëqenien e fëmijës janë të vazhdueshme. Lehtësoni mendjen duke u siguruar për shëndetin e fëmijës suaj që në javët e para të shtatzanisë.

Nga java 10 e më tej: TESTI NIFTY

Vetëm 10 ml nga gjaku i nënës kërkohen për të kryer testin NIFTY, pasi fragmente të qelizave të ADN-së së fetusit janë të pranishme në gjakun e nënës. Këto janë fragmente të shkurtra të ADN-së që qarkullojnë në gjak. Dhe duke marrë një mostër të gjakut të nënës, ne mund të marrim materialin gjenetik të fetusit dhe ta shqyrtojmë plotësisht atë duke përdorur teknologjinë NIFTY.

NIFTY nga GenePlanet është një test jo-invaziv i shqyrtimit para lindjes që zbulon Sindromën Down, Eduards dhe Patau, aneuploiditë e kromozomeve seksuale dhe sindromet e fshirjes dhe dublikimit që mund të ndikojnë në zhvillimin e fetusit. Kjo metodë ofron rezultate jashtëzakonisht të sakta (më shumë se 99% saktësi për tre trisomitë më të zakonshme) pavarësisht nga simptomat klinike të pacientes. Testi gjithashtu ofron një gamë më gjithëpërfshirëse të opsioneve të testimit, duke përfshirë trisomitë e tjera, aneuploiditë e kromozomeve seksuale dhe sindromat e fshirjes dhe dublikimit.

Midis javëve 11 dhe 14 të shtatzanisë: Translucenca nuhale dhe testimi i dyfishtë hormonal (double test)

Translucenca nuhale është një shfaqje ekografike e grumbullimit fiziologjik të lëngut në lëkurën pas qafës së fetusit, në tremujorin e parë të shtatzënisë. Një gjinekolog mund ta masë atë me ultratinguj. Ekzaminimi i transkulencës nuhale është jo invaziv dhe i padëmshëm për fetusin. Zakonisht kryhet përmes murit të barkut.

Skanimi i translucencës nuhale vlerëson kryesisht gjasat e defekteve kromozomale T21 (sindroma Down), T18 (sindroma Eduards) dhe T13 (sindroma Patau), të cilat janë gjithashtu defektet më të zakonshme kromozomale të fetusit.

Pengesa më e madhe e skanimit të translucencës nuhkale është se identifikon vetëm midis 70 dhe 80% të fetuseve me Sindromën Down. Nga 100 embrione të ekzaminuara, prania e sindromës nuk do të identifikohet në 20 deri në 30 raste. Prandaj, gjinekologët zakonisht sugjerojnë shtimin e një testi të dyfishtë hormonal (matja e betaHCG dhe PAPP në gjakun e nënës), e cila rrit vlerën pozitive parashikuese në 85-90%.

Testi NIFTY është shumë më i saktë se skanimi i translucencës nuhale. Shkalla e zbulimit të saj për tre trisomitë më të zakonshme të pranishme në lindje është më e lartë se 99%. Sidoqoftë, kur matin translucencën nuhale, gjinekologët shpesh zgjedhin gjithashtu një ekzaminim gjithëpërfshirës me ultratinguj me një vlerësim të morfologjisë së hershme të fetusit. Kjo u lejon atyre të ekzaminojnë organet dhe të identifikojnë ose përjashtojnë disa anomali të mundshme strukturore.

Cilin test të zgjedhim?

Skanimi i translucencës nuhale dhe testi NIFTY nuk përjashtojnë njëri-tjetrin reciprokisht. Skanimi i translucencës nukale mund të zbulojë edhe anomali të tjera morfologjike të cilat një test gjenetik nuk mundet. Në të njëjtën kohë, skanimi nuhal nuk është aq i saktë sa NIFTY. Për të pasur një shtatzëni vërtet paqësore, zgjidhni t’i bëni të dyja.

Për më shumë informacion, si edhe për çmimet e testit NIFTYvizitoni faqen  niftytest.alprofilin në Instagram nifty_test_albaniallogarinë në Facebook Nifty test Albania dhe sigurisht mund të kontaktoni përfaqësuesit për Shqipërinë: +355686077644 dhe Kosovën për çdo pyetje që mund të keni,por ndërkohë mos harroni që tashmë pagesa e testit NIFTY PLUS mund të realizohet edhe nëpërmjet kësteve.

 





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

E vërtetuar shkëncërisht: Mund të...

Ka aq shumë gjëra për të menduar kur jemi shtatzanë. Të gjitha ato simptoma të pakëndshme, zgjedhja e emrit të foshnjës, gëzimi që prisni të ndjeni pas lindjes, e gjitha...

Kujdesi që duhet të tregojnë...

Shtatzania është një nga momentet më të bukura në jetën e një gruaje, por është gjithashtu një nga më delikatet, sidomos këtë vit dhe në këtë periudhë, kur shtatzania në...

Këshilla si të mund të...

Ju jeni kaq e lodhur, dhe gjithçka që dëshironi është një natë ku të bëni gjumë të qetë. Megjithatë, nënat në pritje e dinë se gjatë atyre muajve, pagjumësia është...

A janë gratë shtatzëna më...

Ka gjithnjë e më shumë studime rreth Covid-19 për të kuptuar më mirë sesi sillet virusi SARS-CoV-2 dhe si mund të zhduket plotësisht dhe ka disa hulumtime që synojnë veçanërisht...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X