Ekspertet tregojne, femijet qe qeshin jane me inteligjente

0 0

Të qeshësh sjell përfitime për shëndetin, ja arsyet!
Të qeshësh të bën mirë për zemrën, shëndetin në përgjithësi si edhe për humorin. Ajo është në gjendje të aktivizojë hormonet e veçanta si setotonina, dopamina dhe adrenalina, të cilat prodhojnë një ndjesi të madhe mirëqënie. Por a e dini se e qeshura ndikon edhe në inteligjencën e fëmijës? Pikërisht kështu! Fëmijët që qeshin më shumë janë konsideruar si më të aftë dhe më të shkathët.
Fëmijët që qeshin më shumë janë më tepër inteligjentë
Këtë e shpreh Jennifer Delgado, udhëheqëse e studimit për CNN international. Studimi pati nën vëzhgim 43 fëmijë për 1 vit e gjysëm, ku ata të cilët qeshnin më shumë treguan % më të larta të aftësive të tyre. Ndërsa nga ana tjetër, një studim i botuar në faqet e Elite Daily, shpreh se inteligjenca dhe sarkazma janë në përpjestim të drejtë. Pra inteligjenca do të jetë edhe më e madhe nëse fëmija qesh dhe bën humor, të cilat konsiderohen si një gjimanstikë në trurin e fëmijës. Në të vërtetë e qeshura dhe humori shkaktojnë një aktivitet elektrik më të madh tek neuronet e trurit të fëmijës.
Të mësojmë të qeshim nga fëmijët
Sipas disa statistikave fëmijët qeshin mesatarisht 300 herë në ditë, ndërsa tek të rriturit ajo zbret në 20 herë në ditë. Kjo me shumë mundësi shkaktohet nga streset dhe problemet e përditshme. E qeshura është një prej shprehive më të rëndësishme të njeriut dhe ju duhet të dini se të qeshurën e praktikojnë edhe fëmijët e lindur të verbër apo të shurdhër, kështu merrni shembull prej tyre dhe qeshni sa më shumë!

 

A i lejoni te tjeret te puthin femijet tuaj?

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X