Ekspertët parlajmërojnë: Ja pse gratë nuk duhet të vendosin rimel çdo ditë të javës

Në ditët e sotme, pjesa më e madhe e grave ndjekin një rutinë të përditshme make up-i.




0 0

Ato hidratojnë fytyrën, vendosin fondatinë dhe përdorin patjetër rimel, duke i dhënë këtij produkti avantazh përpara produkteve të tjera.

Dhe ndërsa mendoni se make up-i nuk po ju bën ndonjë dëm shumë të madh, një eksperte ka paralajmëruar që sa i përket rimelit, duhet të mos e vendosni çdo ditë të javës.

Sipas Ceri Smith-Jaynes, një okuliste dhe zëdhënëse e Shoqatës së Okulistëve në Londër, ka theksuar se rimeli mund të shkaktojë dëme serioze në sytë tuaj.

Duke folur për The Sun Online, Ceri shpjegoi se vendosja në mënyrë të vazhdueshme e rimelit, mund të shkaktojë një infeksion serioz dhe mund të dëmtojë cipën e lotëve.

Ajo tha: “Në përgjithësi, çdo produkt kozmetik i aplikuar rreth zonës së syrit mund të shkojë në sy në pak minuta. Disa rimele janë shumë fibroze dhe i irritojnë sytë e pacientëve, e të tjera produkte kozmetike mund të dëmtojnë cipën e lotëve, që supozohet të mbulojë sipërfaqen e syrit.

Nëse kjo cipë demtohet, lotët rrjedhin më shpejt dhe syri bëhet më i thatë duke çuar në acarim.

Ekspertja tha gjithashtu se si shishet e rimelit ka gjasa të  kontaminohen me bakteret që jetojnë në lëkurën tuaj pas disa muajsh, duke rritur shanset e infeksionit.

Ajo këshilloi njerëzit që t’i kushtojnë vëmendje të madhe simboleve që tregohen sipër shishes së rimelit. Për shembull nëse është 3M këshillohet që rimeli të përdoret për tre muaj dhe jo më shumë.

Pas kësaj duhet ta hidhni produktin dhe të përdorni një të ri.

Lexo edhe: E lejoni fëmijën tuaj që të përdorë make up? Kjo është e vërteta e hidhur që fshihet pas këtyre produkteve






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Trendi i konsumit të qumështit...

Pirja e qumështit të gjirit është si një ilaç. Po, por për foshnjat që ushqehen me gji nga nëna e tyre. Për të rriturit, nuk është vërtetuar të letë përfitime,...

Operacioni plastik i gjirit, tashmë...

Implantet e gjirit kanë qenë gjithmonë shumë të kërkuara, për ato që duan një dekolte më të bukur e nuk kanë frikë t'i drejtohen kirurgjisë kozmetike për të përmirësuar pamjen...

Ulja e dritës së ekranit...

Ulja e dritës së ekranit të telefonit gjatë natës, nuk ju ndihmon të flini më mirë. Vendosja e funksionit në telefonin tuaj që zvogëlon intensitetin e dritës blu në ekran...

Shtohen ndjeshëm ndërhyrjet estetike, çfarë...

Efekti Covid ndihet shumë edhe në korrigjimet estetike kur ka një kthim prapa të shtimit të kërkesave për ndërhyrje, që praktikisht nënkupton buzë me filler, dekolte shpërthyese dhe vithet e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X