Ekspertët paralajmërojnë: Kujdes! Ja në çfarë moshe mund t’i lini fëmijët të kalojnë rrugën vetë

0 0

Në vitet e fundit gjithnjë e më shumë dëgjojmë lajme me aksidente ku përfshihen edhe fëmijë dhe zemra “na ngrin” kur mendojmë për të vegjlit tanë.

Në fakt rrugët janë bërë shumë të rrezikshme dhe na shqetëson shumë fakti se si do të kalojnë fëmijët tanë nëpër këto rrugë.

Shkencëtarët nga Universiteti Iowa kanë studiuar aspekte psikologjike dhe të sjelljes që ndikojnë në sigurinë e fëmijëve në rrugë, dhe konkluzionet e tyre janë shumë interesante.

Më poshtë ju shpjegojmë se si sjellja e fëmijëve në rrugë ndryshon me moshën, dhe çfarë duhet të dini.

Sipas shkencëtarëve, fëmijët dhe të rriturit e kalojnë rrugën ndryshe. Fëmijët nën 14 vjeç nuk janë të sigurt për të kaluar rrugët vetëm, dhe shkencëtarët shpjeguan pse. Për çdo të rritur, kalimi i rrugës në këmbë duket si një gjë e lehtë për t’u bërë. Ne shikojmë përreth, analizojmë trafikun, llogarisim kohën që duhet të kalojmë në rrugë, presim sinjalin e duhur të semaforit etj. Gjatë eksperimenteve, shkencëtarët nga Universiteti Iowa arritën në përfundimin se fëmijët në vitet e para të tyre mund të kenë vështirësi në identifikimin e hapësirave në trafik që janë mjaft të mëdha, për të kaluar rrugën në mënyrë të sigurt. Fëmijët e vegjël nuk mund të kenë të zhvilluara aftësitë e nevojshme motorike siç i kanë të rriturit, në mënyrë që ata të jenë në gjendje të kalojnë në rrugë menjëherë pasi të ketë kaluar një makinë. “Disa njerëz mund të mendojnë se fëmijët më të vegjël janë në gjendje kalojnë rrugën si të rriturit”, thotë Jodie Plumert, profesoreshë e këtij universiteti. “Sipas studimit tonë edhe pse shumica e fëmijëve zgjodhën të njëjtat zbrazëtira për të kaluar rrugën si të rriturit, ata nuk mundën ta bënin lëvizjen përmes trafikut si të rriturit.

Në eksperimente, fëmijët 6-vjeçarë kishin një rrezik më të lartë të lëndimit në rrugë, ndërsa fëmijët mbi moshën 14 vjeç kishin zero rrezik.

Ekipi i ekspertëve të universitetit mori në eksperiment fëmijët që ishin 6, 8, 10, 12 dhe 14 vjeç bashkë me një grup të rriturish. Pjesëmarrësit u vendosën në një mjedis të stimuluar të trafikut rrugor 3-D, ku secili prej tyre kishte nevojë të kalonte rrugën ndërkohë që në të ishin një varg automjetesh. Koha ndërmjet automjeteve ndryshonte nga 2 në 5 sekonda, dhe secili person duhet ta kalonte rrugën 20 herë. Rezultatet e eksperimenteve ishin mjaft interesante.

6-vjeçarët u “goditën” nga automjetet 8 për qind të rasteve; 8-vjeçarët, 6%, 10-vjeçarët, 5%, 12-vjeçarët u “goditën” 2% të rasteve ndërsa fëmijët e moshës 14 vjeç e lart nuk u aksidentuan. Kjo mund të shpjegohet me faktin se në kohën kur një fëmijë mbush 14 vjeç, gradualisht zhvillon 2 aftësitë më të rëndësishme për kalimin e sigurt të rrugëve:

  • Ata bëhen më mirë në analizimin e boshllëqeve në trafik.
  • Ata janë më të shpejtë për të hyrë në rrugë pasi një makinë ka kaluar, krahasuar me fëmijët e vegjël.

Rezultatet e hulumtimit padyshim nënkuptojnë se prindërit e fëmijëve më të vegjël duhet të marrin masa paraprake para se të lenë fëmijën e tyre në rrugë.

Çfarë rekomandojnë ekspertët?

Shkencëtarët besojnë se është më mirë të jeni të duruar deri sa fëmija juaj të mbushë 14 vjeç. Kur i mësoni fëmijët të kalojnë në rrugë, nxitini ata të zgjedhin momentin, për të nisur kalimin, kur automjetet që po afrohen janë në një distancë më të madhe se distanca që mund të jetë normale për ju. Kjo sigurisht është edhe detyrë e planifikuesve urbanë dhe autoriteteve të qytetit të cilët duhet që të krijojnë në rrugë (sidomos afër shkollave) sinjalistika ndihmuese për të vegjlit.

Lexo edhe: Cfare ndikon ne zhvillimin e femijes?

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X