Eksperienca e Arbana Osmanit për rikthimin në punë pas lindjes

0 0

Arbana Osmani prej disa muajsh është bërë nënë e dy fëmijëve tashmë dhe herë pas here ndan në rrjetet sociale ekpseriencën e saj të mëmësisë.

Në një pyetësor të zhvilluar në Instagram, ajo tregoi se si ka qenë shkëputja nga puan e fëmijët gjatë shtatzanisë e pas lindjes.

“Filloj punë pas një javë, s’jam shkëputur kurrë nga djali, jam në ankth. Ndonjë këshillë të lutem”, e ka pyetur dikush Arbanën dhe ajo ka ndarë eksperiencën e saj, e cila është e ndryshme me secilin nga fëmijët:

“Kur linda Jonin unë kam marrë 2 vite pushim nga puna (1 vit shtatzania dhe 1 vit pas lindjes) Kam qenë njeriu më i lumtur në botë, se lindja e tij më rilindi si njeri, por të them të drejtën puna dhe rutina ime e zakonshme më mungonte shumë dhe e vuaja shkëputjen. Nuk kisha besim tek asnjë dado dhe mendoja që nëse do shkëputesha sado pak nga ai , do ndodhte diçka e ndjesitë e fajit nuk më linin të bëja asgja. Kështu u bëra një “nënë shembullore” por një grua e paplotësuar pa punën dhe pasionet e mia. Me Diellin vendosa të mos shkëputem aq gjatë nga puna dhe jam përpjekur të gjej një ekuilibër, por sërish kam ndjesi faji kur shkëputem për më shumë se disa orë. Është e vështirë të jesh working mom, por është besoj më stërmunduese të jesh full time mom nëse e dashuron punën tënde si unë. Kështu që mos u ndje në faj nëse puna të plotëson dhe të bën të lumtur. Mama e lumtur, fëmijë i lumtur, mos harro”, është përgjigjur moderatorja.

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Dafina Zeqiri dhuron paratë e...

Në këtë prag fundviti, këngëtarja Dafina Zeqiri ka mbajtur një premtim të bërë kohë më parë. Të gjitha paratë e fituara nga shitja e albumit të saj, "Dafinë Moj", kanë...

I mallkojnë fëmijët në Instagram,...

Gjuha e urrejtjes, sidomos në rrjetet sociale, përhapet me një shpejtësi e lehtësi të jashtëzakonshme. Kushdo, pas një tastiere apo ekrani të një pajisjeje inteligjente, mund të shprehë mendimi ne...

Marina dhe Getoari prindër për...

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë. Ditën e djeshme, moderatorja solli në jetë vogëlushen Marget. Emri i saj është bashkim i gërmave të para...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X