Ekografia gjate shtatezanise

0 0

Çfarë është ekoja Obstetrikale?
Ekoja, ose e quajtur ndryshe sonografia, është një metodë për të përftuar imazhe të organeve të brendshme duke dërguar brenda trupit valë tingujsh me frekuencë të lartë. Këto valë janë të regjistruara dhe paraqitura si një imazh në kohë reale. Në procedurën e ekos nuk ka rrezatim të jonizuar. Ekoja Obstetrikale i referohet përdorimit të specializuar të valëve të tingujve për të vizualizuar dhe për rrjedhojë për të përcaktuar kushtet klinike të një gruaje shtatëzanë dhe të embrionit ose fetusit të saj.
Si duhet të përgatitem për procedurën?
Për këtë ekzaminim duhet të vishni rroba të lirshme, mundësisht fund/ pantallona dhe bluzë. Gjatë kësaj proçedure duhet ekspozuar vetëm pjesa e poshtme e barkut, prandaj nëse vishni fund dhe bluzë nuk do të jeni të detyruara të hiqni rrobat. Nëse ekoja kërkohet në javët e para të shtatzanisë, duhet të pini lëngje para procedurës sepse vezika urinare duhet të jetë e mbushur. Ajri interferon me valët e tingujve, prandaj nëse vezika është e tendosur, zona e ajrit do të largohet dhe do të përftohet imazhi i uterusit dhe embrionit. Në disa raste, sidomos pas 3 muajve të parë të ështatzanisë, vezika urinare e mbushur nuk është e domosdoshme. Alternativë mund të jetë dhe ekoja transvaginale, sidomos në fillimet e shtatëzanisë, dhe për këtë proçedurë vezika urinare duhet e zbrazur.
Si është e ndërtuar aparatura?
Aparatura konsiston në një sondë të lidhur me një sistem monitorimi nëpërmjet një kordoni të gjatë. Sonda është një pajisje e vogël që mbahet në dorë dhe ngjason me një mikrofon. Mjeku ekograf hedh një lloj xheli lubrifikues në zonën që do të ekzaminohet dhe pastaj vendos sondën lehtësisht mbi lëkurë. Imazhi i ekos bëhet menjëherë i dukshëm në ekran. Mjeku ekograf gjatë proçedurës vështron monitorin dhe bën ruajtjen e imazheve. Shpesh, edhe pacienti e ka të mundur vëzhgimin.
Si kryhet proçedura?
Do t’ju kërkohet të shtriheni mbi shpinë dhe të zbuloni pjesën e poshtme të abdomenit. Mjeku ekograf do të vendosë një lloj xheli mbi lëkurën tuaj të pjesës së poshtme të barkut. Ky xhel lejon transmetimin më të mirë të valëve duke bërë më të lehtë lëvizjen e sondës dhe duke dërguar tufën e tingujve direkt nëpër trup pa interferuar qoftë edhe me ndonjë sasi të vogël ajri mbi lëkurë. Sonda lëshon valë tingujsh me frekuencë të lartë ndërkohë që mjeku e lëviz atë mbi barkun tuaj.
Ndonjëherë mjeku mund të gjykojë që është e domosdoshme të bëhet eko transvaginale. Kjo teknikë kryhet si ekoja abdominale por vetëm se sonda futet brenda vaginës. Nëpërmjet saj shpesh pasqyrohen imazhe më të detajuara dhe më të qarta të uterusit dhe vezoreve. Gjithashtu kjo teknikë është shumë e dobishme në fillimet e shtatëzanisë. Për këtë lloj ekzaminimi vezika urinare duhet të jetë e zbrazur. Një ekzaminim ekografik normal, zakonisht zgjat 20 – 60 minuta.
Çfarë do të ndiej unë gjatë proçedurës?
Kjo është një proçedurë e padhimbshme. Mund të ndjeni ndonjë siklet të vogël si pasojë e presionit që ushtron sonda mbi abdomenin tuaj, sidomos kur ju është kërkuar të mbani vezikën urinare të mbushur. Disa herë, mjeku mund të duhet të ushtrojë presion me sondë për tu afruar më tepër me embrionin ose fetusin dhe për të parë më mirë strukturën e tij. Kjo parehati është e përkohëshme. Gjithashtu, mund të mos e pëlqeni ndjenjën e xhelit mbi trupin tuaj. Me ekon transvaginale, ky diskomfort mund të jetë minimal duke qënë se sonda lëviz nëpër vaginë.
Kush i interpreton rezultatet dhe si i marr unë?
Mjeku obstetër-gjinekolog, i cili duhet të ketë eksperiencën e duhur në ekografi në obstetrikale, analizon imazhet dhe i jep pacientes një raport të interpretimit të imazheve të nënshkruar prej tij. Në raste te veçanta obstetri mund të konsultohet edhe me mjekun radiolog të specializuar në dallimin e malformimeve fetale.
Cilat janë përfi timet kundrejt rreziqeve?
Përfitimet

• Ekoja nuk përdor rreze X për të përftuar imazhe, për rrjedhojë as nëna e as fëmija i palindur nuk ekspozohen në rrezatim të jonizuar.
• Ekoja është përdorur për të vlerësuar shtatzaninë për afërsisht 4 dekada, dhe nuk ka patur raste të raportuara për dëmtime të pacienteve, embrionit ose fetusit, megjithatë, ekoja duhet bërë vetëm kur është klinikisht e indikuar. Rreziqet
për ekzaminimin ekografik standard nuk kanë parë efekte anësore të dëmshme.
Cilat janë kufizimet e ekos obstetrikale?
Ekoja obstetrikale nuk identifikon të gjitha anomalitë fetale. Për rrjedhojë, nëse egziston dyshimi për ndonjë anomali të mundshme, pacientja duhet t’i nënshtrohet testit invaziv të amniocentezës (vlerësimi i lëngut që ndodhet në qeskën që rrethon embrionin) ose vlerësimit të vileve koriale (vlerësimi i indit të placentës) për të përcaktuar shëndetin e fetusit.
Cilat janë përdorimet më të shpeshta
Ekoja obstetrikale duhet bërë vetëm nëse është klinikisht e indikuar.
Disa nga indikacionet përfshijnë:
• Për të vërtetuar praninë e një embrioni ose fetusi të gjallë.
• Për të përcaktuar numrin e embrioneve/fetuseve.
• Për të përcaktuar moshën e shtatëzanisë.
• Për të vlerësuar pozicionin e fetusit.
• Për të diagnostikuar anomalitë fetale.
• Për të vlerësuar plaçentën.
• Për të vlerësuar rritjen fetale dhe mirëqënien e fetusit.
• Për të vlerësuar qafën e mitrës ose hyrjen e mitrës.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X