Efektet pozitive dhe negative që sjellin filmat e animuar në sjelljen dhe zhvillimin e fëmijëve

Filmat e animuar janë një pjesë e pashmangshme e jetës së çdo fëmije.




0 0

Që nga shfaqja e filmave vizatimorë mbi një shekull më parë, disa gjenerata të fëmijëve janë rritur duke parë filma të animuar. Një mori vajzash kanë fantazuar se janë princesha dhe djemtë e kanë imagjinuar veten si kalorës trima pasi kanë shikuar përralla klasike të animuara si Peter Pan, Aladdin dhe Llamba Magjike, Hirushen, E bukura dhe Bisha, etj.

Sidoqoftë, filmat e animuar mund të kenë efekte pozitive dhe negative në zhvillimin dhe sjelljen konjitive të një fëmije. Ky artikull tregon gjithçka për efektet e kartonave tek fëmijët dhe ju jep këshilla se si të menaxhoni efektet anësore negative.

Efektet pozitive të kartonave  tek fëmijët

  1. Fillimi i hershëm për të mësuar

Filmat e animuar mund t’i ndihmojnë fëmijët të fillojnë herët që të mësojnë për shkak se disa filma të animuar janë edukative dhe japim mësimë për forma, numrat apo edhe ngjyrat. Këto kartona mund t’i mësojnë fëmijët edhe duke i argëtuar, pasi ato e bëjnë mësimin interesant për fëmijët.

  1. Zhvillimi njohës

Shikimi i kartonave të ndryshëm mund të ndihmojë në zhvillimin e aftësive njohëse të fëmijës suaj si memorja afatgjatë, vëmendja e qëndrueshme dhe selektive, logjika dhe arsyetimi, përpunimi vizual dhe dëgjimor.

  1. Zhvillimi i gjuhës

Filmat e animuar mund t’i ekspozojnë fëmijët tuaj në gjuhë të ndryshme, duke ndihmuar kështu fëmijët në zhvillimin e aftësive të tyre gjuhësore. Lejimi i tyre për të parë filma vizatimorë në gjuhën tuaj amtare, për shembull, i ndihmon ata të mësojnë më mirë gjuhën.

  1. Krijimtaria e përmirësuar

Kartonat mund të ndihmojnë në rritjen e imagjinatës dhe krijimtarisë së fëmijës suaj. Fëmija mund të mendojë për ide të reja të frymëzuara nga kartonat dhe të dalë me histori të reja ose vepra arti bazuar në filmat vizatimorë që ata kanë parë.

  1. Të qeshura dhe lehtësim nga stresi

Fëmijët i shohin filmat vizatimorë si zbavitës dhe shpesh qeshin me zë të lartë me personazhet komikë. E qeshura e tyre largon stresin e fëmijës dhe rrit imunitetin nga depresioni, duke shkaktuar lëshimin e endorfinës që na bën të kemi ndjesi më pozitive.

  1. Edukimi

Shikimi i filmave vizatimorë është një mënyrë e shkëlqyer për të mësuar fëmijët tuaj për zakonet, traditat, historinë dhe mitologjinë e vëndit tuaj. 

Ndikimi negativ i shikimit të filmave vizatimorë te fëmijët

Ndërsa kartonat kanë shumë efekte pozitive tek fëmijët, ato gjithashtu mund të kenë efekte negative në sjelljen dhe zhvillimin e fëmijëve. Këtu janë efektet e ndryshme negative që filmat vizatimorë mund të kenë te fëmijët.

  1. Inkurajojnë dhunën

Shikimi i kartonave që paraqesin dhunë mund ta nxisin fëmijët të bëhet i dhunshëm në jetën reale. Gjithashtu, fëmijët mund të besojnë se askush nuk lëndohet ose ndjen dhimbje pasi karikaturat shpëtojnë edhe pasi kanë përjetuar një dhunë apo një aksident. Për shembull, personazhet tek Tom dhe Jerry, shpesh godasin njëri-tjetrin ose bëjnë që njëri-tjetri të bjerë nga lartësitë, shpesh pa asnjë pasojë.

  1. Sjellja e padrejtë dhe mungesa e empatisë

Ka disa kartona që tregojnë personazhe që shfaqin sjellje të vrazhdë ose të pabindur ndaj mësuesve dhe prindërve të tyre. Fëmijët mund të imitojnë këtë sjellje dhe të sfidojnë prindërit ose mësuesit e tyre kur përpiqen t’i disiplinojnë.

  1. Gjuha e urrejtjes

Kartonat shpesh përfshijnë gjuhë që nuk është e përshtatshme për fëmijët. Fëmijët janë të impresionuar dhe ata mund të fillojnë të përdorin gjuhën e keqe që mësojnë nga filmat në jetën e vërtetë.

  1. Sjellja josociale

Ka disa kartona që inkurajojnë sjelljen antisociale dhe japin mesazhe të gabuara për fëmijët. Ekzistojnë disa filma që përmbajnë edhe shfaqje seksualiteti, inkurajojnë agresivitetin dhe promovojnë sjelljen e keqe. Këto mund të ndikojnë në sjelljen e fëmijës tuaj dhe t’i bëjnë ata të mendojnë se është normale të jesh agresiv.

  1. Problemet shëndetësore për shkak të mënyrës së jetesës duke qëndruar ulur

Shumë orë të ulur para ekranit duke parë filma mund të shkaktojnë disa probleme shëndetësore tek fëmijët, për shkak të mosveprimit dhe një stili jetese ku qëndron ulur. Këto përfshijnë mbipeshë, problemet e shikimit dhe mangësitë ushqyese për shkak të zakoneve të këqija të ushqimit.

  1. Modelet e roleve të këqija

Fëmijët shpesh kanë idhull personazhin e tyre të preferuar vizatimor dhe i imitojnë ata ose aspirojnë të jenë si ata. Shpesh, objekti i admirimit të tyre mund të jetë një personazh që mund të jetë i keq dhe inkurajon zakonet e gabuara ose shfaq sjellje të pandjeshme ndaj qenieve të tjera.

Këshilla për prindërit që të menaxhojnë efektet anësore të kartonave tek fëmijët

  • Shikoni filmat vizatimorë së bashku me fëmijët tuaj në mënyrë që të monitoroni çfarë po sheh fëmija dhe të kuptoni mënyrën e të menduarit të fëmijës si dhe të përmirësoni marrëdhënien tuaj me të.
  • Kufizoni numrin e orëve që fëmija kalon para ekranit duke i inkurajuar ata që të dalin jashtë dhe të shijojnë jetën reale.
  • Zgjidhni filmin e duhur vizatimor dhe edukativ.
  • Shpjegoni ndryshimin midis filmave dhe realitetit duke i mësuar çfarë është e dëmshme dhe çfarë është pozitive
  • Përdorni aplikacionet që filtrojnë dhe monitorojnë filmat që sheh fëmija.
  • Tregojini kanalet eksploruese si Discovery, National Geographic dhe Animal Planet që kanë përmbajtje informuese dhe edukative dhe ndihmojnë në zhvillimin e përgjithshëm të fëmijës tuaj. 
  • Përdorni CD-të audio për vjersha dhe këngë në mënyrë që ta bindni fëmijën të jetë një dëgjues i mirë.
  • Mos e lër fëmijën të hajë para televizorit pasi ushqyerja para ekranit vendos një zakon të keq të ngrënies.

Lexo edhe: Pese filmat vizatimore me edukues per femijen






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Këshilla për trajnimin e tualetit...

Presioni për të mësuar fëmijën të shkojë në tualet mund të jetë intensiv. Çerdhja ose kopshti i fëmijës suaj ka caktuar një afat. Ju dëshironi të vazhdoni me të tjerët...

Rëndësia e vizatimeve të fëmijëve...

"Interpretimi i vizatimit të fëmijëve - zbulo fëmijën tënd" është një nga librat e psikologes Lorela Garuli e cila ka vënë këtë libër udhëzues në dispozicion të prindërve, mësuesve, edukatorëve...

Shkëputja dhe rikthimi i fëmijës...

Periudha e vjeshtës është koha kur shumë nëna vendosin të çojnë për herë të parë vogëlushët e tyre në çerdhe, gjë që shoqërohet me ankthin e ndarjes, pasiguritë nëse kanë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X