Një grua u tmerrua kur ajo vendosi të marrë vajzën e saj të mitur më herët atë ditë. Ajo zbuloi se edukatorja e ushqente vajzën me gji herët në mëngjes.
Jo vetëm kaq, por kur nëna e kapi duke i dhënë gji vajzës së vogël, edukatorja i tha se duhej ta falënderonte sepse po e shpëtonte të bijën nga kimikatet që nëna i jepte.
Nëna beqare, e cila shpjegoi se ajo zgjodhi të ushqente të bijën e saj të adoptuar me formulë sepse kishte probleme me laktacionin, theksoi se edukatorja shpesh e kishte kritikuar për këtë vendim.
Duke e quajtur atë që ndodhi një shkelje të madhe të besimit, nëna ka vendosur të mos e çojë më vajzën në atë çerdhe dhe ka kontaktuar një gazetar, Daniel Mallory Ortberg, për të ndihmuar në parandalimin e këtij problemi në përgjithësi si edhe për të sensibilizuar të gjitha nënat që çojnë fëmijët në të njëjtën çerdhe.
Gazetari në fjalë, Z. Orteg ka nxitur nënën që ta ndjekë këtë rast ligjërisht por ndërkohë ka shkruar dhe publikuar një nga “rregullat” kyç që duhet të zbatojë çdo edukatore: “Mund të më besoni fëmijët tuaj të cilët do të jenë gjatë gjithë kohës të sigurt dhe nën kujdes, por ndërkohë do të veproj sipas dëshirës suaj edhe kur ju të mos jeni e pranishme, pra jo deri në momentin që ju do dilni nga dera”.
Po ju nëna të dashura, a keni ndeshur apo dëgjuar një rast të tillë ose të ngjashëm? Dërgojini historitë tuaja në Kutinë tonë të mesazhve ose në postën tonë elektronike [email protected]
Lexo edhe: Prinderit te shokuar pasi shohin videon, edukatorja i shkul floket 3-vjeçares
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu