E thotë shkenca: Shën Valentini sjell shumë beba në nëntor

0 0

Do t’i bie shkurt: Djali im ka lindur më 12 nëntor. Vajza ime duhet të lindte më 11 nëntor (por ajo vendosi të vinte më herët). Ditëlindja ime është 14 nëntori, pikërisht nëntë muaj pas Ditës së Shën Valentinit. Është e qartë se njerëzit në familjen time nuk kanë ndenjur kot në këtë ditë të veçantë 😉 .

Duket se ne nuk jemi të vetmit.

Sipas të dhënave të vitit 2015 nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Anglisë, rreth 16,263 foshnja u ngjizën gjatë javës së Ditës së Shën Valentinit. Në fakt, e vetmja kohë kur numri i ngjizjeve është më i lartë është gjatë javës së Krishtlindjes. (Kjo shpjegon pse shtatori është muaji më i shpeshtë i lindjes.)

Dita e Shën Valentinit i bie e enjte këtë vit, por sipas studimeve e premtja, e shtuna dhe e diela janë ditët më të shpeshta të javës kur ngjizen fëmijët, kështu që kemi ende kohë për të pasur një “bum” fëmijësh në nëntor.

Sipas studimeve, dy javët pas ditës së Shën Valentinit kanë një përqindje shumë të ulët për ngjizjen e fëmijëve.

Por deri atëherë shijojeni këtë kohë të bukur me të dashurin tuaj.

“Dashuria është patjetër në ajër (love is in the air) në këtë kohë të vitit, dhe është fantastike kur mëson se do të ketë një “bum” me foshnja të vogla nëntë muaj më vonë. Kjo do të sjellë një gëzim të madh për të gjitha familjet në mbarë vendin 

Lexo edhe: Si ta beni Shen Valentinin nje feste per te gjithe familjen

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X