E thotë shkenca: Ja çfarë qëndron pas fuqisë qetësuese të ninullave

0 0

Një ditë më parë dëgjova nënën time teksa këndonte në kuzhinë, ninullën që më kishte kënduar gjatë gjithë fëmijërisë sime. Kjo ninull ka qenë me mua përgjatë disa viteve gjatë rritjes së fëmijëve të mi.

Ishte e njëjta ninullë që i këndoja djalit tim më të madh kur isha vetëm me të në spital dhe që më bënte të qaja në një mënyrë të mrekullueshme, të frikshme, hormonale dhe të dashur. Është kënga që kam vazhduar ta këndoj edhe pasi vëllai i tij i vogël erdhi në jetë dy vjet më vonë.

Por, tani që fëmijët e mi janë pak më të mëdhenj, unë kam harruar pothuajse gjithçka në lidhje me këtë ninull. Mirëpo duke e dëgjuar nënën time ta këndonte më solli përsëri ato ndjesitë e mëmësisë.

Jo nuk është Baby Shark, megjithëse kjo këngë është kënduar aq shumë nga nënat për fëmijët sa që është kthyer në një ninullë klasike, duke qenë se fëmijët e mbajnë shpejt përmendësh melodinë e saj.

Kënga për të cilën po flas është “You are my sunshine” dhe ishte kjo këngë që unë duhet ta këndoja të paktën 1 milion herë me  foshnjat e mia, duke u përpjekur që më në fund ata dhe unë të arrinim të pushoni,

Fillimisht, e shkruar si një këngë dashurie nga Jimmie Davis dhe Charles Mitchell në vitin 1939, kjo melodi është kënduar nga shumë artistë, duke përfshirë Ray Charles, Bing Crosby dhe Johnny Cash dhe në një farë mënyre ka kaluar në statusin e ninullave. Dhe të them të drejtën, dikur unë dija vetëm refrenin.

Edhe pse i dua të gjitha fjalët e kësaj kënge, duke marrë parasysh se sa herë e kam kënduar, ka pasur vetëm një varg që më bënte të qaj gjithmonë: “Please, do not take my sunshine away” (Të lutem mos ma largo dritën e diellit).

Kjo lutje e përzemërt shprehu një të vërtetë mizore në shpirtin tim duke më kujtuar mua se po, një ditë do të më duhej ta lija fëmijën tim të largohej. Ndërsa ai rritej ai do të largohej nga unë në botën e madhe dhe unë nuk do të isha në gjendje ta mbroja atë.

Por kjo ishte ninulla jonë. Ndërkohë në të njëjtën kohë me mua, mikja ime hungareze po këndonte një këngë tradicionale hungareze me foshnjat e saj në anën tjetër të botës. Miqtë e tjerë të mamasë pëlqenin Twinkle, Twinkle Little Star dhe Ten in The Bed.

Dhe si prindër kudo që ndodheshim, kjo ishte një kohë e veçantë e lidhjes sonë, ku pas këndimit të ninullës foshnjat tona dukeshin më të qeta dhe gati për të fjetur.

Por vetëm kohët e fundit kam mësuar se ekziston një studim shkencor që e mbështet këtë. Një studim i kryer nga Spitali i Londrës në Great Ormond Street tregoi se po, duke kënduar ninulla si Twinkle, Twinkle, Hush Little Baby etj, për fëmijët, në të vërtetë ndihmonim në qetësimin dhe në kontrollin e ankthit, duke zvogëluar ndjesitë e dhimbjes. Dhe ata njerëz të zgjuar e kanë kuptuar se duke kënduar drejtpërdrejt me fëmijën tënd, duke i parë fyyrën, është shumë më mirë se sa të vendosësh një këngë në televizor apo magnetofon.

Djemtë e mi nuk janë më aq të vegjël tani dhe koha e ninullave para gjumit është zëvendësuar me bisedat për shkollën, shokët apo për gjëra të tipit “nëse mund të porosisim pica nesër në darkë”. Por dëgjimi i kësaj ninulle mua do të më bëjë gjithmonë të ndiej nostalgji për ato vite të çmuara në jetën e fëmijës tim dhe për një periudhë të jetës sime, kur të kënduarit e një ninulle më lidhte me zemrat dhe shpirtin e fëmijëve të mi, për edhe me zemrat e nënave që u bënë të tilla pas meje, apo të gjithë prindërve anembanë botës.

Lexo edhe: Perse i ndihmon muzika femijet qe ne barkun e nenes?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X