E përjashtojnë nga çerdhja: Fytyra e saj tremb fëmijët e tjerë

0 0

U përjashtua nga çerdhja, sepse koka e saj “e deformuar” do të frikësonte fëmijët e tjerë. Ky është motivi absurd që u është dhënë prindërve të Sofya Zakharovas së vogël nga çerdhja. Vajza e vogël, e cila është vetëm dy vjeçe, është me aftësi të kufizuara.

Historia

Sofya vuan nga një paaftësi që e ka bërë atë të ketë edhe keqformime fizike, me një ballë më të gjerë se zakonisht dhe disa gishtërinj të ngjitur së bashku. Vajza, e cila jeton me familjen e saj në qytetin e Bashkortostan, në Rusi, duhet t’i nënshtrohet një operacioni, por është vonuar vazhdimisht.

Motivi i largimit

Siç është raportuar nga Mirror, menaxherët e çerdhes kanë nxitur prindërit që ta paraqisnin atë në një operacion sa më shpejt që të ishte e mundur, në mënyrë që ajo të shkonte në kopsht “si një fëmijë normal”.

Rëndësia e lidhjes dhe bashkëveprimit me të tjerët

Sidoqoftë, mjekët paralajmëruan çiftin se zhvillimi njohës i Sofjes mund të dëmtohet nëse fëmijës nuk i jepej mundësia të bashkëveprojë me fëmijë të tjerë. Ekaterina Belan, një psikologe, u tha mediave lokale:

“Sa më shpejt që ajo të përjetojë ndërveprimin, aq më lehtë do të jetë për të që të përballojë kushtet në të cilat jeton dhe rritet. Sa më shumë marrëdhënie të krijoni, aq më lehtë do të jetë për ju të pranoni veten”.

Çerdhja nën akuzë

Autoritetet lokale tani po hetojnë çerdhen. Ndërkohë, hetuesit gjithashtu shpresojnë të gjejnë një shtëpi të re për vazjën dhe prindërit e saj, të cilët jetojnë me gjyshërit në një shtëpi pa ujë dhe ngrohje qendrore.

Radiy Khabirov, kreu i Bashkortostan, tha se ai personalisht do të ndjekë çështjen për t’u siguruar që do të zgjidhet.

Lexo edhe: Në kopsht e quajnë “jashtëqitje”, diskriminimi i vajzës me ngjyrë






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X