E paskemi ditur gabim? Lëkurat e bananes mund të konsumohen?

Sipas një nutricionisteje, nëse dëshironi të përforconi me të vërtetë përfitimet shëndetësore të bananeve, duhet të hani edhe lëkurën e tyre




0 1

Bananet janë jashtëzakonisht të mira për ju. Jo vetëm që janë të mbushura me 12% të dozës tuaj të rekomanduar ditore të kaliumit dhe 20% të vitaminave C dhe B6, por një pjesë e vetme e këtij fruti përmban 3 gramë fibra. Ato janë gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm i niseshtesë rezistente, një lloj që ju heq natyralisht oreksin tuaj duke ju mbajtur të ngopur dhe në fund ndihmon në humbjen e peshës. Por sipas një nutricionisteje, nëse dëshironi të përforconi me të vërtetë përfitimet shëndetësore të bananeve, duhet të hani edhe lëkurën e tyre.

“Në mënyrë të veçantë, ju do të rrisni përmbajtjen tuaj të përgjithshme të fibrave me të paktën 10 për qind, pasi shumë fibra dietike mund të gjenden në lëkurën e bananes,” shkruante nutricionistja australiane Susie Burrell. “Do të merrni pothuajse 20 për qind më shumë vitaminë B6 dhe pothuajse 20 për qind më shumë vitaminë C dhe do të rritni konsumimin tuaj të kaliumit dhe magnezit.

Ajo nuk sugjeron grumbullimin e lëkurave, por gatimin e lëkurës për ta zbutur atë më parë, gjë që do të “shkatërrojë disa nga muret e qelizave brenda lëkurës duke ndihmuar që ushqyesit të thithen lehtësisht”, duke e përzier atë në receta ose smoothie.

Ajo gjithashtu pohon se ngjyra e lëkurës së bananes bën një ndryshim në vlerat e saj ushqyese. Lëkurat e gjelbërta të bananeve janë të pasura me triptofan aminoacid (i lidhur me cilësi të mirë të gjumit) dhe gjithashtu me niseshte rezistente, e cila do të ndihmojë shëndetin e zorrëve. Një banane e pjekur me lëkurë të verdhë krenohet me një përqindje më të lartë të antioksidantëve të lidhur me efektet kundër kancerit, thotë ajo.

Por para se të filloni të vloni lëkurat e bananeve, mbani mend se ndërsa lëkurat e bananeve janë të ngrënshme dhe kanë vlera të provuara ushqyese, provat shkencore për të mbështetur pretendimet e humbjes së peshës, së Burrellit, mungojnë.

“Nuk ka asnjë hulumtim të botuar në lidhje me këtë, kështu që ne nuk e dimë me siguri se si konsumi i lëkurës së bananes mund të ndikojë në humbjen e peshës”.

Ndërsa teorikisht lëndët ushqyese si fibra, prebiotikët dhe antioksidantët mund të ndihmojnë në humbjen e peshës, sepse studimet mungojnë, nuk ka një formë të vendosur (jeshile kundrejt të pjekurës), sasi / dozë specifike, metodë përgatitore, ose frekuencë (ditore, javore, etj.) të lidhura me një sasi specifike të peshës së humbur gjatë një afati kohor të caktuar. “Unë nuk mendoj se është absolutisht e nevojshme të përpiqeni t’i përfshini ato në dietën tuaj,” thotë ajo.

Nëse vendosni t’i provoni, Sass ju inkurajon t’i lani mirë për të shmangur mbetjet e pesticideve. “Ju gjithashtu mund të filloni me një sasi të vogël,” sugjeron ajo.

Lexo edhe: Sa banane duhet të hani çdo ditë?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X