Një nënë nga Alabama po mban një qëndrim për nënat që ushqejnë me gji pasi u nxor nga dhoma e urgjencave të spitalit në përpjekje për t’i dhënë gji fëmijës së saj.
Ariana Elders dhe burri i saj ishin në Dhomën e Urgjencës së Grave dhe Fëmijëve në spitalin e Huntsville të dielën gjatë natës, sepse djali i tyre katërvjeçar ishte i sëmurë. Ndërsa ishin duke pritur, djali tjetër, Deklin katër muajsh, filloi të kishte uri.
Por kur nëna shkoi për të ushqyer fëmijën, një oficer i sigurisë u afrua menjëherë pranë saj. “Fillova ta ushqeja djalin tim dhe rreth 5 minuta më vonë oficeri i sigurisë erdhi tek unë. Ai më tha: zonjë, nuk je duke ushqyer me gji apo jo? Unë i thashë ‘Po!’ Sepse ishte e qartë se po ushqeja me gji.
Nëna shpjegoi se oficeri i tha asaj se “sipas rregullave të Spitalit të Huntsville që ata kishin zbatuar për vite, një nënë me gji duhej të ishte në një dhomë”.
Ligji i shtetit të Alabamas thotë se “një nënë mund të ushqehejë me gji fëmijën e saj në çdo vend, publik ose privat.” Megjithatë, për të shmangur një skenë, prindërit, të cilët thanë se ishin ndjerë të poshtëruar nga ajo që ndodhi, përfunduan duke shkuar në një dhomë private për të ushqyer me gji Deklin.
Tani, ajo shpreson se duke folur, do të inkurajojë nënat e tjera që të ngrihen për të drejtat e tyre. “Ushqejini fëmijët tuaj qoftë me gji ose biberon. Ju e dini më mirë nga të gjithë, mos lejoni që dikush t’ju turpërojë se kujdeseni të keni fëmijë të shëndetshëm”.
Spitali që atëherë ka kërkuar falje për gabimin e anëtarit të stafit në një deklaratë. Duke theksuar se Spitali Huntsville lejon që të ushqehet me gji në publik, një zëdhënës tha: “Ne duam të sigurojmë komunitetin tonë që të njohim, respektojmë dhe mbështesim të drejtat e nënave që ushqejnë me gji”.
Lexo edhe: Nje nene mund te ushqeje me gji ku te doje femija i saj
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu