E nxjerrin nga parlamenti sepse mori të bijën me vete

0 0

 

Aette Abildgaard u përball me një situatë shumë të vështirë sepse mori fëmijën e saj në punë. Të martën, ligjvënëses daneze iu kërkua që të largohet nga seanca, sepse ajo kishte sjellë vajzën e saj me vete.

Në një postim në Facebook, Abilgaard thotë se ishte e tronditur kur Pia Kjaersgaard, kryetarja e parë femër e Parlamentit në Danimarkë, i dorëzoi asaj një shënim që lexonte: “Ju nuk jeni e mirëpritur me fëmijën tuaj në sallën e parlamentit“.

 “Unë nuk kërkova leje për ta sjellë atë pasi kisha parë më parë një kolege tjetër që sillte një fëmijë në sallë pa asnjë problem,” shkroi Abildgaard. Ajo shtoi se ishte hera e parë që ajo kishte sjellë vajzën e saj pesë-vjeçare, Esther Marie, dhe e bëri këtë vetëm sepse burri i saj nuk ishte në gjendje ta mbante fëmijën.

Anëtarët e tjerë të parlamentit, si Pernille Skipper, kanë mbështetur ligjvënësen 30-vjeçare, e cila shpjegoi se Estera ishte krejtësisht e sjellshme, duke u ulur në heshtje me një biberon në gojën e saj.

Skipper shkroi në mediat sociale, “Ajo nuk mund të shqetësonte askënd për sa kohë që nuk bënte zhurmë dhe nuk qante”.

Megjithatë, Kjaersgaard, 72 vjeçe, qëndron në vendimin e saj. Megjithatë, Abildgaard nuk është politikanja e parë femër që merr fëmijën e saj në punë. Jo vetëm që ka ndodhur në Danimarkë më parë (kur Laura Lindahl solli fëmijën e saj në një seancë në vitin 2016), por po bëhet edhe më e zakonshme në mbarë botën.

Vjeshtën e kaluar, kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern madje u bë gruaja e parë që mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara me një fëmijë.

Lexo edhe: Senatorja qe lindi femijen ne parlament






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X