E mbijetuara e kancerit sjell një produkt për të parandaluar të tjera viktima të kësaj sëmundjeje

Nje e mbijetuar e kancerit tregon se perqndrimi i dietes se saj ne ushqime me baze bimore e ndihmoi shume ne betejen e veshtire. Keshtu ajo ka sjelle nje suplement me bime per te ndihmuar gjithe njereit e tjere.




0 0

Një e mbijetuar e kancerit rrëfen eksperiencën e saj me betejën e vështirë nga ku doli fitimtare, rrugën ku iu desh të kalonte dhe mësimet që mori prej saj.

Pasi ia doli të mposhtte kancerin, ajo tregon se konsumimi i zarzavateve e jeshillëqeve në përgjithësi e ka ndihmuar shumë t’ja dalë dhe ka hedhur në treg një suplement të përbërë prej tyre, për t’i ardhur në ndihmë të gjithë atyre që kanë vuajtur të njëjtin problem, apo gjithë të tjerëve për ta parandaluar.

Unë u shërova, por trupi im u dobësua vërtet gjatë këtij procesi. Për vite të tëra, unë udhëtova nëpër botë duke u përpjekur për të gjetur trajtime plotësuese, duke përfunduar përsëri në banesën time në New York, duke eksperimentuar me bazat e të ushqyerit. Por gjëja që trupi im përthithi me të vërtetë ishin zarzavatet.

Si vendosët t’i sillni në një tabletë?

Unë kisha kaq shumë njohuri për zarzavatet dhe duhej të bëja diçka me informacionin që kisha. Nuk kam dashur që dikush tjetër të kalojë ato që kam kaluar për t’u bërë sërish mirë. Dhe nuk po flas vetëm përsa i përket kancerit, por thjesht kalimin nga të ndjerit shumë keq në të ndjerit kaq mirë.

Në fillim nuk e kisha idenë. Fillova duke bërë smoothie për bashkëshortin tim çdo ditë dhe ai nuk pinte asnjë prej tyre, sepse nuk i pëlqente shija. Por ideja vazhdoi të evoluojë.

Si e përcaktoni mirëqenien?

Çfarë duhet të bëni që jeta juaj të funksionojë? Le të mos jemi abstrakte, të jemi realistë në lidhje me të sepse çdo person është i ndryshëm.

A ka ndonjë praktikë të mirë për shëndetin që po ndiqni tani?

Më pëlqen të bëj banjë me kripëra.

Kur ndiheni më e bukur?

Kur kujdesem për veten time në një mënyrë të thjeshtë, por të thellë: duke dalë për vrap, ose për akupunkturë, sepse ato bëjnë diçka për mua nga brenda.

A morët ndonjë mësim nga përvoja juaj me sëmundjen?

Një milion njerëz mund t’ju japin një milion mendime, por në fund të ditës, ju e njihni veten më mirë se kushdo dhe duhet ta dëgjoni zërin tuaj pa marrë parasysh asgjë tjetër. Ndjehem sikur bota e shëndetit dhe e mirëqenies është përplot me njerëz që mund të jenë shumë të mendueshëm, predikues dhe bindës. Unë dua që njerëzit t’i besojnë vetes shumë më tepër sesa në të vërtetë i besojnë.

Lexo edhe: Dy faktorët që ulin rrezikun e kancerit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X