Ajo është një nga modelet më të pëlqyera dhe më të ndjekura shqiptare, por edhe pse prej kohësh jeton në SHBA dhe është martuar me një miliarder, vazhdon të jetë po aq e thjeshtë sa dikur.
Emina Cunmulaj është kthyer disa ditë më parë në vendlindjen e saj në Mal të Zi, për të kaluar kohë me të atin, duke marrë me vete edhe vajzat e vogla.
Ajo ka treguar se një nga punët që bën me kënaqësinë më të madhe është mbledhja dhe pastrimi i qepëve të njoma. Emina ka publikuar në ‘Instagram’ një foto në të cilën shihet përkrah babait të saj e ulur në një lëndinë duke pastruar qepët e njoma. “Jeta e thjeshtë. Me babain tim duke zgjedhur dhe pastruar qepët e njoma për të bërë lakror, që është ‘quiche’ shqiptare”, ka shkruar Emina bashkangjitur fotos së saj.
Ajo ka postuar edhe në ‘Instastory’ një video, në të cilën shihet duke mësuar vajzën e madhe, Ella, se si të shkulë qepët nga toka.
Në fakt gjithnjë e më shumë këshillohet që fëmijët e vegjël të mësohen për të mbjellë bimë qoftë edhe pranë kopështit në shtëpi, pasi kjo rrit kreativitetin e tyre dhe i lidh ata me natyrën.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu